E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pension suplementar pleqërie

Autori i Lajmit: red.
Punonjësi i Gardës, që përfiton pension pleqërie, sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përfiton pension suplementar pleqërie. Pensioni suplementar i pleqërisë llogaritet në masën 40 për qind të pensionit të plotë të pleqërisë, kur punonjësi ka vjetërsi 12 vjet për gratë dhe 15 vjet për burrat. Për çdo vit tjetër të vjetërsisë në shërbim mbi përcaktimin e mësipërm, masa e pesnionit të pleqërisë shtohet me 2 për qind të pensionit të plotë të pleqërisë. Pensioni suplementar i pleqërisë, në çdo rast, nuk duhet të jetë më i madh se 70 për qind e pensionit të pleqërisë. Punonjësi i Gardës, me vjetërsi në shërbim më pak se 12 vjet për gratë dhe 15 vjet për burrat, për çdo vit shërbimi përfiton pension suplementar në masën 2 për qind të pensionit të plotë të pleqërisë.
Ky lajm është publikuar: 23/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›