Spoti publicitar 7000 euro, për ecurinë në sektorin e rrugëve
Autori i Lajmit: red.
Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit ka shpallur ftesën për pjesëmarrje në tenderin për prodhimin e një spoti informues lidhur me sensibilizimin e publikut për punët e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Burime zyrtare nga MPPTT, thanë se "7000 euro është fondi limit për realizimin e këtij spoti me afat kohor rreth 60 sekonda". Në këto sekonda do të pasqyrohen punimet dhe ecuritë në akset qëndrore në vend, ndërkohë që vendet e xhirimit do të zgjidhen sipas listës së objekteve në ndërtim e sipër, të caktuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Zgjedhja do të kryhet nga prodhuesi dhe të jetë në proporcion të drejtë me fluksin e trafikut, përqendrimin e popullsisë/pushuesve dhe shpërndarjen gjeografike të punimeve në vend. MPPTT gjatë këtij viti ka një rritje të ndjeshme me investime publike në të gjitha strukturat që mbulon, veçanërisht në sektorin e infrastrukturës rrugore. Buxheti i planifikuar për vitin 2008 arrin në 73 miliard lekë, nga 48 miliard lekë në vitin 2007 dhe është 352 % më i lartë se buxheti i vitit 2004. Vetëm në infrastrukturën rrugore do të investohen në vitin 2008, 58.4 miliard lekë nga 33 miliard në vitin 2007 dhe vetëm 11 miliard në vitin 2004. Pjesa më e madhe e financimit të brendshëm, rreth 12.4 miliard lekë ose 72.26 %, do të shkojë në sektorin rrugor, ku është menduar të financohen gjithsej 27 projekte për ndërtim rrugësh. Në të njëjtën kohë, ky sektor zë edhe pjesën më të madhe të financimit të huaj, rreth 52 miliard lekë.
Ky lajm është publikuar: 23/05/2008