Pensionet suplementare, miratohet ligji i ri për gardistët
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Punonjësit e Gardës tashmë do të trajtohen me një mënyrë të re financimi për pensionet suplementare, ato të parakohshme, kompensim në rast dëmtimi apo pagesa ekstra në rast invaliditeti. Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi dje projektligjin "Për sigurimin shoqëror suplementar të efektivave të Gardës së Republikës së Shqipërisë. Ky draft synon të përcaktojë parametrat e përfitimeve suplementare të punonjësve të Gardës së Republikës, në funksion të krijimit të kushteve për motivimin e tyre për të shërbyer në këto struktura. Sipas relacionit shoqërues të p/ligjit, domosdoshmëria e hartimit të tij lindi pasi aktualisht punonjësit e Gardës trajtohen në bazë të një ligji të vitit 1996, i cili nuk siguron përputhje me realitetin e ri të krijuar në strukturën, emërtimet dhe pozitën e Gardës.
Përfitimet - ligji i ri
Ligji i ri do të ndikojë dukshëm në trajtimin financiar, të krahasueshëm me atë të punonjësve të tjerë, stimulimim për rekrutime cilësore dhe vazhdimësi të karrierës në Gardë, njohjen e periudhave në karrierë, etj. Sipas nismës së re, çdo ish-punonjës i Gardës, që ka dalë në rezervë ose në lirim, do të trajtohet me pagesë kalimtare apo pension.
Pagesa kalimtare
Pagesën kalimtare punonjësit e Gardës do të mund ta përfitojnë kur ndërpresin karrierën e shkëpusin marrëdhënien financiare. Në këtë rast, ata do të marrin si shpërblim të menjëhershëm në masën e dy pagave bruto mujore si dhe pagesë kalimtare në masën 50% të pagës bruto mujore që kanë pasur ditët e fundit të shërbimit.
Pensioni i parakohshëm
Lehtësira u krijohen punonjësve të Gardës me ligj dhe kur ndërpresin karrierën për shkaqe shëndetësore, duke marrë një pagesë në masën 30% të pagës. Në projektin e ri përcaktohet dhe pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi, derisa punonjësi i Gardës të mund të përfitojë pension pleqërie. Kështu ata që ndërpresin karrierën përfitojnë pension të parakohshëm me kushtin e vetëm: për burrat të kenë arritur moshën 47 vjeç dhe të kenë vjetërsi shërbimi 15 vjet dhe për gratë të jenë 42 vjeç dhe të kenë vjetërsi shërbimi 12 vjet. Pensioni i parakohshëm është 50% e pagës së punonjësit.
Dëmshpërblimi
Në projekt parashikohet 70-100% dëmshpërblim në rast dëmtimi trupor të efektivave të Gardës si dhe pension për familjen 50% të pagës në rast të humbjes së jetës.
Përjashtimet
Ka dhe nga ata gardistë apo ish-gardistë që nuk do të mund të përfitojnë asgjë nga ligji. Kjo kategori janë ata nëpunës të Gardës, të cilët e ndërpresin karrierën për shkelje dhe janë dënuar me masë disiplinore për kryerje të veprave penale. Përjashtohen nga e drejta e pensionit suplementar apo përfitimet e tjera dhe ata punonjës të Gardës që me dëshirë janë larguar nga puna për të shkuar në një tjetër sektor, apo e kanë braktisur punën. Jashtë objektit të ligjit janë dhe ata nëpunës që janë dënuar me burg me vendim gjykate, të prerë, për shkak se kanë kryer një vepër penale.
Ky lajm është publikuar: 23/05/2008