E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet, Kushtetuesja rrezon ish-ushtaraket Rozeta Rapushi

Gjykata Kushtetuese rrezoi dje si antikushtetues, dy nene te ligjit per “Sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura, punonjesve te Policise se Shtetit, te Gardes se Republikes, Sherbimit Informativ te Shtetit, Policise se Burgjeve, Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te shpetimit te sherbimit te kontrollit te brendshem”. Pavaresisht se ankuesit ne kete gjykate, nga Shoqata kombetare e ushtarakeve ne rezerve, apo sindikata e punonjesve te policise se shtetit, kerkuan shpalljen teresisht antikushtetues te ligjit, Kushtetuesja vendosi te shfuqizoje vetem dy nene. Me konkretisht, piken 2 te nenit 14, qe parashikon nje mase me te larte perfitimi te pensionit te parakohshem per vjetersi sherbimi, vetem per ushtaraket qe kane paguar kontributin suplementar prej 2%. “Gjykata veren se ligji i kundershtuar ben nje trajtim te diferencuar ndermjet ushtarakeve qe kane paguar kontributin suplementar prej 2% dhe atyre qe nuk e kane paguar kete kontribut, si dhe ndermjet ushtarakeve qe jane denuar per motive politike dhe atyre qe nuk jane denuar. Parimi i barazise perpara ligjit kerkon ndermjet te tjerave mosdiskriminimin e grupeve ne kushte te njejta te shtetasve pa arsye te perligjura”, thuhet ne vendim. Nga ana tjeter, Kushtetuesja rrezoi edhe nenin 27 te ligjit, qe perjashton nga perfitimi, duke lene jashte rregullimit te ketij ligji ushtaraket qe jane nxjerre ne lirim per shkak se jane denuar me vendim gjyqesor, te formes se prere me burgim, per krime te kryera me dashje, nderkohe qe neni 29/2 parashikon se pensionet e parakohshme per vjetersi sherbimi dhe pensionet suplementare, te caktuara ne perputhje me ligjet e meparshme, si edhe ato te caktuara me vendime te gjykatave, pavaresisht nga mosha e vjetersia ne pune, ne castin e fillimit te se drejtes, do te rillogariten sipas rregullave te percaktuara ne ligjin objekt gjykimi. Nderkohe qe pala ankuese kerkoi ne teresi shfuqizimin e ligjit, me argumentin se ky ligj cenon parimin e barazise perpara ligjit pasi krijon nje diskriminim ndermjet ushtarakeve qe kane paguar kontributin shtese prej 2% dhe atyre qe nuk e kane paguar, ushtarakeve qe kane vjetersi sherbimi me pak se 15 vjet per burrat dhe 12 vjet per grate dhe diskriminon ushtaraket qe jane denuar per motive politike, si dhe ndermjet ushtarakeve dhe qytetareve te tjere te Republikes se Shqiperise. Duke u renditur tek pala kundershtuese edhe Avokati i Popullit, kerkoi shpalljen antikushtetues te shume neneve, duke theksuar se ligji cenon parimin e sigurise juridike, pasi zvogelon te drejtat e fituara nga punonjesit e Policise se Shtetit, cenon vendimet gjyqesore te formes se prere, ka fuqi prapavepruese dhe rrit masen e kontributit suplementar qe punonjesit e Policise se Shtetit duhet te paguajne. Nga ana tjeter, perfaqesuesit e Keshillit te Ministrave, Kuvendit dhe Ministrise te Financave, kundershtuan kerkesen e bere, duke argumentuar se kerkuesit nuk legjitimohen per te vene ne levizje Gjykaten Kushtetues dhe se ligji nuk cenon parimin e sigurise juridike, pasi ai nuk vendos detyrime per shtetasit, por i garanton atyre perfitime suplementare, duke mos prekur nevojat jetike te subjekteve qe e kane fituar me pare kete drejte.

Argumentet e Kushtetueses qe rrezuan ligjin

1. Gjykata mori paraprakisht ne shqyrtim, perpara seances plenare, kerkesen per pezullimin e zbatimit te ligjit per “Sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura, te punonjesve te Policise se Shtetit, te Gardes se Republikes, te Sherbimit Informativ te Shtetit, te Policise se Burgjeve, te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te shpetimit e te punonjesve te sherbimit te kontrollit te brendshem ne Republiken e Shqiperise”. Gjykata nuk gjeti argumente bindese per mundesine e ardhjes se pasojave te demshme per interesat shteterore e shoqerore ose te individeve, si rrjedhoje e zbatimit te menjehershem te ketij ligji, ne kuptim te nenit 45 te ligjit te sipercituar. Per keto arsye Mbledhja e Gjyqtareve vendosi rrezimin e kesaj kerkese.
2. Lidhur me pretendimin se ligji objekt gjykimi cenon standardin kushtetues te nje procesi te rregullt ligjor te sanksionuar ne nenin 42/1 te Kushtetutes
Gjithashtu, Gjykata e vleresoi te drejte parashtrimin e subjekteve te interesuara, Keshilli i Ministrave dhe Kuvendi, se kerkuesit ne mbeshtetje te ketij pretendimi nuk arriten te provonin se jane prekur ato pjese te Rregullores se Kuvendit qe cenojne standardet kushtetuese. Gjykata veren se kerkuesit madje nuk sollen as proven se i jane drejtuar institucionit te Kuvendit, per te kerkuar shpjegime ose elemente per keto fakte. Ne kushtet kur kerkuesit nuk kane bere asnje perpjekje zyrtare per te siguruar proven mbi te cilen mbeshtesin pretendimin e tyre, nuk i takon Gjykates te kryeje keto perpjekje ne mungese te nje dyshimi te perligjur te krijuar nga elemente konkrete.
Sa me siper Gjykata Kushtetuese vlereson se ky pretendim nuk mund te pranohet.
3. Lidhur me pretendimin se ligji objekt gjykimi shkel nenin 49/2 te Kushtetutes pasi cenon te drejten e mbrojtjes shoqerore te punes
Kerkuesi shoqata “Organizata e Punonjesve te Policise se Shtetit ne Lirim” pretendon se ligji objekt gjykimi cenon te drejten e mbrojtjes shoqerore te punes, pasi pakeson te drejta me karakter ekonomik e social te fituara nga punonjesit e Policise se Shtetit. Kerkuesi shprehet se permiresimi ne menyre te vazhdueshme i kushteve te jeteses dhe garantimi i standardeve te arritura perben nje nder objektivat me te rendesishem ekonomiko-social te shtetit tone, si shtet i se drejtes, demokratik e social.
Gjykata eshte shprehur se e drejta per pension eshte nje e drejte qe perfshihet ne grupin e te drejtave ekonomiko-sociale qe per nga natyra jane te drejta pozitive. Prandaj permbajtja e tyre duhet interpretuar ne lidhje te ngushte me detyrimin e shtetit per t’u bere aktiv e per t’u garantuar shtetasve sigurimin e mjeteve te pershtatshme per nevojat jetesore ne rastet e fatkeqesive, te semundjeve, invaliditetit, pleqerise dhe papunesise se padeshiruar. Gjykata, per vleresimin e cenimit te se drejtes per mbrojtje shoqerore te punes, nuk mund te shqyrtoje ligjin objekt gjykimi si te shkeputur nga legjislacioni shqiptar ne te cilin ai ben pjese. Gjykata veren se ligji objekt gjykimi nuk e ndryshon ligjin por ai ul perfitimet suplementare per disa kategori perfituesish. Gjykata veren se ligji objekt gjykimi nuk cenon parimin e mbrojtjes shoqerore te punes, pasi asnje nga perfituesit e ligjit nuk e ka humbur mbrojtjen shoqerore te punes te garantuar nga Kushtetuta. Kerkuesi ka ngritur pretendimin se perfitimet shoqerore jane zvogeluar, por nuk ka paraqitur argumente per te provuar se ky zvogelim ka qene ne ate mase sa te konsiderohet mohim i te drejtes per mbrojtje shoqerore te punes. Per kete arsye ky pretendim eshte i pambeshtetur dhe per rrjedhoje duhet rrezuar.
4. Lidhur me pretendimin se ligji objekt gjykimi cenon parimin e barazise perpara ligjit, sipas nenit 18 te Kushtetutes.
Gjykata thekson se parimi i barazise, i parashikuar ne nenin 18 te Kushtetutes, kerkon qe te gjithe qytetaret te jene te barabarte perpara ligjit, jo vetem ne te drejtat themelore te parashikuara ne Kushtetute, por edhe ne te drejtat e tjera ligjore. Nga ana tjeter, Kushtetuta, duke sanksionuar parimin e barazise para ligjit, nuk i ka dhene asaj kuptimin e nje te drejte absolute, sepse ajo ka percaktuar njekohesisht edhe kushtet e kufizimit ne ushtrimin e kesaj te drejte. Gjykata veren se ligji i kundershtuar ben nje trajtim te diferencuar ndermjet ushtarakeve qe kane paguar kontributin suplementar prej 2% dhe atyre qe nuk e kane paguar kete kontribut, si dhe ndermjet ushtarakeve qe jane denuar per motive politike dhe atyre qe nuk jane denuar. Parimi i barazise perpara ligjit kerkon ndermjet te tjerave mosdiskriminimin e grupeve ne kushte te njejta te shtetasve pa arsye te perligjura. Ky parim kerkon qe te gjitha subjektet te trajtohen ne menyre te njejte, por nuk formulon ndalime qe te mund te behet trajtim i diferencuar, kur individet e grupet nuk ndodhen ne kushte te njejta ose te ngjashme, ose kur ka justifikim te arsyeshem e objektiv, duke vendosur nje raport te arsyeshem dhe perpjesetimor midis mjeteve te perdorura dhe qellimit qe synohet te arrihet. Gjykata veren se ligji objekt gjykimi ne nenin 14 pika 2 parashikon nje mase me te larte perfitimi te pensionit te parakohshem per vjetersi sherbimi per ushtaraket qe kane paguar kontributin suplementar prej 2%. Gjykata vlereson se ky diferencim eshte i mbeshtetur mbi nje kriter te arsyeshem dhe objektiv ne kuptim te standardeve te permendura me siper, pasi ne nenin 5 te ligjit objekt gjykimi parashikohet se perfitimet suplementare financohen pjeserisht nga Buxheti i Shtetit dhe pjeserisht nga kontributet suplementare te derdhura nga ushtaraket gjate kohes qe ata jane aktive. Gjykata vlereson se eshte i perligjur dhe i arsyeshem vendimi i ligjvenesit qe ushtaraket qe kane kontribuar me shume gjate kohes qe kane qene aktive te gezojne nje perfitim me te larte sesa ata qe nuk kane kontribuar ne te njejten mase.
Gjykata veren se ky argument eshte i pabazuar ne ligj, per arsye se ne te kundert nga sa argumenton kerkuesi, ligji objekt gjykimi nuk e lidh perfitimin ose jo te pensionit suplementar te pleqerise me numrin e viteve te sherbimit ne Forcat e Armatosura.
I pambeshtetur eshte, gjithashtu, edhe argumenti se ligji objekt gjykimi shkel parimin e barazise perpara ligjit, pasi krijon nje diskriminim ndermjet qytetareve te tjere te Republikes se Shqiperise dhe qytetarit ushtarak, ne disfavor te ketij te fundit, duke parashikuar nje afat me te shkurter per terheqjen e perfitimeve suplementare sesa ai i perfitimeve baze sipas ligjit.
5. Lidhur me pretendimin se ligji objekt gjykimi shkel parimin e sigurise juridike
Gjykata veren se ligji objekt gjykimi unifikon kushtet dhe masen e perfitimeve suplementare te disa kategorive perfituesish. Gjykata veren se ky unifikim ka sjelle pasoja pozitive per nje kategori perfituesish dhe pasoja negative per nje tjeter kategori, prandaj me te drejte kerkuesit pretendojne se disa prej dispozitave te ligjit objekt gjykimi cenojne te drejtat e fituara per nje pjese te ushtarakeve te Forcave te Armatosura dhe te punonjesve te Policise se Shtetit, duke ulur masen ose kohezgjatjen e perfitimeve te tyre.
Gjykata veren se neni 27 i ligjit objekt gjykimi perjashton nga perfitimi, duke lene jashte rregullimit te ketij ligji ushtaraket qe jane nxjerre ne lirim per shkak se jane denuar me vendim gjyqesor, te formes se prere me burgim, per krime te kryera me dashje, nderkohe qe neni 29/2 parashikon se pensionet e parakohshme per vjetersi sherbimi dhe pensionet suplementare, te caktuara ne perputhje me ligjet e meparshme, si edhe ato te caktuara me vendime te gjykatave, pavaresisht nga mosha e vjetersia ne pune, ne castin e fillimit te se drejtes, do te rillogariten sipas rregullave te percaktuara ne ligjin objekt gjykimi.
Pensioni i parakohshem per vjetersi sherbimi jepet ne konsiderate te natyres se punes te ushtarakeve ose punonjesve te Policise se Shtetit, te cilet, pas nderprerjes se karrieres, me ose pa deshiren e tyre, e kane te veshtire te gjejne nje vend pune te nje niveli te krahasueshem me funksionet qe ushtronin. Ligjvenesi, duke marre parasysh kete konsiderate, parashikoi krijimin e nje sistemi perfitimesh suplementare qe te garantohet ruajtja e nje niveli te krahasueshem jetese dhe ekonomik per ushtaraket e Forcave te Armatosura dhe punonjesve te Policise se Shtetit, te cileve u nderpriteshin marredheniet e punes. Ne kete kendveshtrim Gjykata vlereson se pensioni i parakohshem per vjetersi sherbimi dhe pensioni suplementar i pleqerise jane te drejta, te cilat mbrohen nga parimi i sigurise juridike.
Sa me siper, Gjykata vlereson se neni 14/2 dhe neni 27 i ligjit “Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura, te punonjesve te Policise se Shtetit, te Gardes se Republikes, te Sherbimit Informativ te Shtetit, te Policise se Burgjeve, te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te shpetimit e te punonjesve te sherbimit te kontrollit te brendshem ne Republiken e Shqiperise”, jane te papajtueshme me Kushtetuten, sepse cenojne parimin e sigurise juridike dhe si te tilla ato duhen shfuqizuar.
Per keto arsye:
Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise, duke u bazuar ne nenet 131, shkronja “f” dhe “g”, neni 134, pika 1, shkronja “e” te Kushtetutes, si dhe ne nenet 72 e 77 te ligjit nr. 8577, date 10.2.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise”, me shumice votash,
Vendosi:
Shfuqizimin si antikushtetues te pikes 2 te nenit 14, si dhe te nenit 27 te ligjit nr. 10142, date 15.05.2009 “Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura, te punonjesve te Policise se Shtetit, te Gardes se Republikes, te Sherbimit Informativ te Shtetit, te Policise se Burgjeve, te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te shpetimit e te punonjesve te sherbimit te kontrollit te brendshem ne Republiken e Shqiperise”. Ky vendim eshte perfundimtar, i formes se prere dhe hyn ne fuqi diten e botimit ne Fletoren Zyrtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›