E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet e parakohshme, si përiftohen

Të gjithë personat, të cilët përfitojnë nga pensioni i parakohshëm i pleqërisë, do të kenë një ulje të pagës me 0.6% çdo muaj të përfitimit të pensionit.

Ata, të cilët përfitojnë nga ky pension i parakohshëm, duhet të mbushin moshën 57 vjeç për femrat dhe 62 vjeç për meshkujt. Po ashtu paraprakisht, të gjithë ata që kërkojnë të marrin këtë pension duhet të bëjnë një kërkesë me shkrim me motivacionin si dhe dokumentacionin e nevojshëm, i cili është po i njëjtë me dokumentacionin e pensionit normal.

Drejtori i Drejtorisë së Përfitimeve pranë Institutit të Sigurimeve, Agron Ahmetaj shpjegon për mikrofonin e “Ora News” rrugën sesi përfitohet ky lloj pensioni. Pension të parakohshëm nuk përfitojnë ato shtresa, të cilat janë të vetpunësuara dhe paguajnë sigurime shoqërore në mënyrë, që të përfitojnë pension të plotë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›