Buhler: Bisedat mes palëve duhet të vazhdojnë

Komandanti i KFOR-it gjenerali Erhard Buhler, ka deklaruar se bisedat mes palëve duhet të vazhdojnë në të gjitha nivelet.
Buhler ka theksuar se KFOR-i në veri të Kosovës ka liruar katër bllokada deri tani, dhe kur të tregojnë kushtet se është e domosdoshme të lirohen edhe të tjerat, atëherë KFOR-i do ta bëjë një gjë të tillë.
“Dëshiroj t`ju siguroj se ne do të bëjmë gjithçka që KFOR-i do të mbajë prezencën e fuqishme në këtë pjesë dhe të mbajë gjithçka nën kontroll”, ka thënë Buhler.
Kreu i KFOR-it është njohur më nga afër me gjendjen aktuale në jug të Mitrovicës, ku është takuar me shumë qytetarë në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër.