E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet e pleqerise, skema e perfitimit sipas kategorive

Instituti i Sigurimeve Shoqerore publikon kriteret dhe dokumentacionin per te gjitha llojet
Instituti i Sigurimeve Shoqerore publikon masat e pensionit te pleqerise per kategori te ndryshme te popullates. Sipas ketij instituti, gjithcka percaktohet me vendim te Keshillit te Ministrave dhe masa e pensionit varet edhe nga kontributet qe jane derdhur vit per vit. Megjithate, jane parashikuar lehtesi per disa kategori perfituesish.
I plote
Kushtet per pensionin e plote te pleqerise, jane te lidhura me numrin e viteve te punes dhe moshen. Keshtu, kete lloj pensioni mund ta perfitojne personat qe plotesojne moshen 65 vjec per burrat dhe 60 vjec per grate. Ne te njejten kohe, ata duhet te kene plotesuar 35 vjet periudhe sigurimi, si dhe te jene terhequr nga veprimtaria ekonomike. Sipas ISSH-se, parashikohen lehtesi per nenat qe kane lindur shume femije. Me konkretisht, nenat qe kane lindur 6 a me shume femije, te cilet jane mbi 8 vjec, kane te drejte te dalin ne pension kur mbushin moshen 50 vjec, dhe kane 30 vjet periudhe sigurimi. Per periudhen e tranzicionit, per moshen e daljes ne pension, zbatohet neni 92, i Ligjit nr. 7703, date 11.05.1993 "Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise", i ndryshuar.
Dokumentet
Per te perfituar pension te plote pleqerie, perfituesi ose i autorizuari me prokure, paraqitet ne Agjencine Lokale te Sigurimeve Shoqerore (ALSSH) te vendbanimit, sipas regjistrimit ne gjendje civile, per te bere kerkesen e perfitimit te pensionit te pleqerise. Perfituesi per pension te plote pleqerie ose i autorizuari me prokure, se bashku me kerkesen duhet te paraqese nje sere dokumentesh. Ato duhet te vertetojne moshen dhe identitetin. Behet fjale per fotokopje te leternjoftimit elektronik, ose certifikate lindjeje me fotografi, certifikate e gjendjes familjare, certifikate martese (vetem per aplikueset femra). Ne rastet kur kerkohet pension si nene me shume femije dhe ne certifikaten familjare nuk figurojne te gjithe femijet, duhet te paraqitet edhe certifikate e vecante lindjeje, martese ose vdekjeje, per femijet qe nuk figurojne ne certifikaten e gjendjes familjare. Gjithashtu duhen dorezuar edhe dy cope fotografi.
Sigurimi
Dokumentet qe vertetojne periudhat e sigurimit dhe llojin e punes jane: Libreza e punes, vertetim per vjetersine ne pune dhe llojin e saj, vertetim per periudhen e sigurimit, e leshuar nga zyra e arkivit prane Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore per punedhenesit, te punesuarit, te vetepunesuarit, te vetepunesuarit ne bujqesi dhe te siguruarit ne menyre vullnetare, si dhe te siguruarit sipas VKM. Gjithashtu, kerkohet edhe vendim gjykate per njohje te vjetersise ne pune (nese shikohet e arsyeshme). Vertetimi i vjetersise ne pune per ish-anetaret e kooperativave bujqesore, para vitit 1992, eshte nje tjeter dokument qe kerkohet, duke u pasuar nga vertetimi i Deges Ushtarake per periudhen e kryerjes se sherbimit te detyrueshem ushtarak (per kerkuesit meshkuj). Dokumente te tjera jane: Vertetim-tip i vjetersise ne pune per ushtaraket, fotokopje e noterizuar e diplomes se shkolles se larte per kerkueset femra (kur kane mbaruar studimet e larta, me shkeputje nga puna). Per personat qe perfitojne nga Ligji nr. 7514, date 30.09.1991 "Per pafajesine, amnistine dhe rehabilitimin e ish-te Denuarve dhe te Perndjekurve Politike" duhen edhe: Vertetim i gjendjes gjyqesore, vertetim per kohen e vuajtjes se denimit, leshuar nga Ministria e Rendit Publik, vertetim per faktin e denimit per motive politike dhe kohen e vuajtjes se tij, te leshuar nga Komisioni i Ministrise se Rendit Publik dhe Ministrise se Drejtesise. Cdo dokument tjeter justifikues, qe verteton qenien ne pune.

Dokumentet per te ardhurat e realizuara:
Vertetim page, sipas se ciles eshte derdhur kontribut per periudhat e sigurimit qe nga 01.01.1994 deri ne momentin e shkeputjes nga puna, sipas formularit tip (nese ka punuar dhe ka derdhur kontribute per periudhat pas dates 01.01.1994). Cdo dokument tjeter justifikues, qe verteton pagen ose derdhjen e periudhave kontributive.

Llogaritja
Masa e pensionit te plote te pleqerise:
Masa mujore e pensionit te plote te pleqerise perbehet nga nje shume baze dhe nga nje shtese. Shuma baze e pensionit iu jepet te gjithe personave te siguruar. Shtesa qe iu jepet personave te punesuar eshte 1 per qind per vit sigurimi, shumezuar me bazen mesatare te vleresueshme, qe i siguruari ka arritur nepermjet kontributeve, gjate gjithe historise se tij kontributive. Shuma e pergjithshme e pensionit do te jete, jo me shume se dyfishi i shumes baze, ose 75 per qind e pages neto mesatare te 3 viteve rresht, ne 10 vitet e fundit te punes te personit te siguruar, cila te jete me e vogel. Pensioni baze percaktohet me Vendim te Keshillit te Ministrave.

Kriteret
Plotesojne moshen 65 vjec per burrat dhe 60 vjec per grate
Njekohesisht, te kene plotesuar 35 vjet periudhe sigurimi
Te jene terhequr nga veprimtaria ekonomike.
Nenat qe kane lindur 6 a me shume femije, te cilet jane mbi 8 vjec, kane te drejte te dalin ne pension kur mbushin moshen 50 vjec dhe kane 30 vjet periudhe sigurimi;

Dokumentet
Dokumentet qe vertetojne moshen dhe identitetin:
Fotokopje e leternjoftimit elektronik, ose certifikate lindjeje me fotografi
Certifikate e gjendjes familjare
Certifikate martese (vetem per aplikueset femra)
Kur kerkohet pension si nene me shume femije dhe ne certifikaten familjare nuk figurojne te gjithe femijet, duhet te paraqitet edhe certifikate e vecante lindjeje, martese ose vdekjeje, per femijet qe nuk figurojne ne certifikaten e gjendjes familjare
Dy cope fotografi.

Dokumentet qe vertetojne periudhat e sigurimit dhe llojin e punes:
Libreza e punes
Vertetim per vjetersine ne pune dhe llojin e saj
Vertetim per periudhen e sigurimit, e leshuar nga zyra e arkivit prane Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore per punedhenesit, te punesuarit, te vetepunesuarit, te vetepunesuarit ne bujqesi dhe te siguruarit ne menyre vullnetare, si dhe te siguruarit sipas VKM
Vendim gjykate per njohje te vjetersise ne pune (nese shikohet e arsyeshme)
Vertetim i vjetersise ne pune per ish-anetaret e kooperativave bujqesore, para vitit 1992
Vertetim i Deges Ushtarake per periudhen e kryerjes se sherbimit te detyrueshem ushtarak (per kerkuesit meshkuj);
Vertetim-tip i vjetersise ne pune per ushtaraket;
Fotokopje e noterizuar e diplomes se shkolles se larte per kerkueset femra (kur kane mbaruar studimet e larta, me shkeputje nga puna).

Per personat qe perfitojne nga Ligji nr. 7514, date 30.09.1991 "Per pafajesine, amnistine dhe rehabilitimin e ish-te Denuarve dhe te Perndjekurve Politike" duhen edhe:
Vertetim i gjendjes gjyqesore;
Vertetim per kohen e vuajtjes se denimit, leshuar nga Ministria e Rendit Publik;
Vertetim per faktin e denimit per motive politike dhe kohen e vuajtjes se tij, te leshuar nga Komisioni i Ministrise se Rendit Publik dhe Ministrise se Drejtesise;
Cdo dokument tjeter justifikues, qe verteton qenien ne pune.

Dokumentet qe vertetojne te ardhurat e realizuara:
Vertetim page, sipas se ciles eshte derdhur kontribut per periudhat e sigurimit qe nga 01.01.1994 deri ne momentin e shkeputjes nga puna, sipas formularit tip (nese ka punuar dhe ka derdhur kontribute per periudhat pas dates 01.01.1994);
Cdo dokument tjeter justifikues, qe verteton pagen ose derdhjen e periudhave kontributive.

PERFITIMET NGA DEGA E SIGURIMIT TE PENSIONEVE
Pension te plote pleqerie
Pension te reduktuar pleqerie
Pension te pjesshem pleqerie
Pension si nene me shume femije
Pension te plote invaliditeti
Pension te reduktuar invaliditeti
Pension te pjesshem invaliditeti
Pension familjar
Pagese per vdekje

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›