E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parkimi me pagese, gati projekti

Dy dite para fillimit te venies ne zbatim te projektit pilot, per administrimin e ri te sistemit te parkimit me pagese, Bashkia e Tiranes ka vazhduar sensibilizimin dhe informimin e qytetareve, lidhur me detajet e ketij projekti te rendesishem, i cili synon te lehtesoje gjithashtu situaten e trafikut ne kryeqytet. Drejtori i Transportit dhe Levizshmerise ne Bashkine e Tiranes Enton Punavija u prononcua, duke konkretizuar ne nje prej zonave pilot, detajet dhe rendesine e nje nisme te tille, si dhe duke kerkuar bashkepunimin e qytetareve, ne mbarevajtjen dhe realizimin me sukses te ketij projekti.
Biletat
Sipas drejtorit te Transporteve Punavija, duke filluar nga dita e hene, do te filloje aplikimi i sistemit te ri te parkimit publik me pagese, nje sistem i ri administrimi qe konsiston ne ndarjen e shitjes se biletes nga kontrolli i parkimit me pagese. "Ashtu sic e shikoni edhe ne sfond, jane vendosur pikat te cilat do te bejne te mundur shitjen e biletave te parkimit. Bileta konsiston ne gervishtjen e vitit, muajit, dates dhe ores se fillimit te vendqendrimit me pagese", tha Punavija, duke shtuar se bileta eshte njeoreshe, dyoreshe dhe treoreshe. "Ky eshte nje projekt shume i rendesishem per Bashkine e Tiranes, lidhur me menaxhimin e trafikut dhe lehtesimin e trafikut ne qytetin e Tiranes, ne dhenien prioritet te transportit publik dhe te zonave kembesore. Perseri sensibilizoj qytetaret, se eshte shume e rendesishme dhe kerkojme bashkepunimin e tyre per realizimin me sukses te ketij projekti te Bashkise se Tiranes",u shpreh Punavija. Projekti do te filloje te zbatohet pas dates 15 gusht, ne dy zona kryesore te Tiranes: Bulevardi "Deshmoret e Kombit" (e disa akse rrugore rrotull tij) dhe sheshi "Italia", prane stadiumit "Qemal Stafa". Qellimi eshte ngritja e nje sistemi te ri administrimi te parkimit, ku te ndahet sistemi i shitjes se biletes nga sistemi i kontrollit.
Zonat
Konkretisht, zonat ku do te aplikohet projekti pilot i parkimit publik me pagese do te jene Bulevardi "Deshmoret e Kombit", duke filluar nga kryqezimi mes dy Ministrive, deri tek Ura e Madhe e "Dajtit", Bulevardi "Gjergj Fishta", nga Ura e madhe e "Dajtit", deri tek Ura "Deshmoret e 4 Shkurtit" dhe qe nga kryqezimi i rruges "Myslym Shyri" me rrugen "Deshmoret e 4 Shkurtit", deri tek Ura e Re e Bllokut. Gjithashtu, zona tjeter eshte zona perpara stadiumit "Qemal Stafa", qe eshte sheshi "Italia", me te gjithe rrethimet e tij, si nga krahu lindor, krahu verior dhe nga krahu perendimor. Bileta, e cila do te kete te gjithe elementet e sigurise eshte e ndertuar ne menyre te thjeshte dhe eshte lehtesisht e perdorshme nga cdo qytetar. Ajo vendoset ne nje vend te dukshem, ne pjesen e brendshme te xhamit te makines, per te qene lehtesisht e identifikueshme nga kontrolloret. Do te jene strukturat e Policise Bashkiake, ato qe do te bejne kontrollin dhe do te marrin masat perkatese administrative. Per kundervajtesit e sistemit, do te aplikohen sanksionet e parashikuara ne Kodin Rrugor, sanksione te cilat arrijne deri ne heqjen e mjetit me karrotrec.

Pikeshitjet
Disa pika shitje do te vendosen ne afersi te vend-parkimeve publike me pagese, te parashikuara ne kete projekt pilot, ne distanca te aferta, duke u mundesuar qytetareve lehtesine e pajisjes me bilete, ne cdo moment qe ata do te vendosin te parkojne mjetet e tyre ne zonat e mesiperme.

Efekti ne trafik
Projekti do te ndihmoje shume ne miremenaxhimin e trafikut rrotull Qendres se qytetit te Tiranes, ne reduktimin e ndotjeve urbane. Ky projekt synon te promovoje zbatimin e politikave te reduktimit te levizjes me mjete private, duke i dhene prioritet levizjes me mjetet e transportit publik, bicikleta, kembesore. Po ashtu, projekti ka si qellim t'u jape perparesi zonave kembesore ne kryeqytet, si sheshi "Skenderbej", nderkohe qe synon gjithashtu te reduktoje ne menyre te ndjeshme levizjet me mjete private motorike, ne zonen rreth qendres se qytetit, gje e cila do te ndihmoje ne uljen e ndotjes se ambientit dhe rritjen e cilesise se jetes ne komunitet.

Zonat e perfshira ne projekt
Konkretisht, zonat ku do te aplikohet projekti pilot i parkimit publik me pagese do te jene Bulevardi "Deshmoret e Kombit", duke filluar nga kryqezimi mes dy Ministrive, deri tek Ura e Madhe e "Dajtit", Bulevardi "Gjergj Fishta", nga Ura e madhe e "Dajtit", deri tek Ura "Deshmoret e 4 Shkurtit" dhe qe nga kryqezimi i rruges "Myslym Shyri" me rrugen "Deshmoret e 4 Shkurtit", deri tek Ura e Re e Bllokut. Gjithashtu, zona tjeter eshte zona perpara stadiumit "Qemal Stafa", qe eshte sheshi "Italia", me te gjithe rrethimet e tij, si nga krahu lindor, krahu verior dhe nga krahu perendimor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›