Pensionet fantazmë, zbulohen 745 raste të reja
Abuzimi me pensionet, vlera e dëmit për rastet e mësipërme llogaritet 500 milionë lekë
Para tre javësh, isha para jush për të bërë publike 218 dosjet e përfitimeve të veçanta nga ish-punonjësit e nëntokës me vlerë 136 071 947 lekë, si dhe të 109 rasteve të përfitimeve afatgjata me vlerë 47 829 696 lekë, të cilave u është bërë kallëzim penal. Ndërkohë që sot jam sërish këtu për të bërë publike 418 raste të tjera, me një dëm ekonomik që kap vlerën në total 314 528 280 lekë dhe me dëm mesatar mujor 2 526 618 lekë. Të gjitha këto raste, rezultojnë si pensione të lidhur me certifikata false
Aktualisht është shumë e lehtë për të plotësuar dokumente për pension. Zyra komunash japin dokumente të rreme, ose të pabazuara në dokumentacion, për njerëz që kanë qenë të punësuar në ndërmarrjet bujqësore gjatë kohës së komunizmit. E njëjta gjë ndodh edhe me fabrikat e falimentuara.
Skema e pensioneve është përfshirë nga skandali i përfitimeve në mënyrë të padrejtë nga një numër i madh personash. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë, Ilir Goci ka paraqitur gjatë ditës së djeshme një panoramë të situatës në këtë skemë, ku gjatë muajve të fundit janë vënë në hetim një sërë rastesh që rezultojnë me përfitime të padrejta pensioni, duke përdorur dokumente të falsifikuara. "Para tre javësh, isha para jush për të bërë publike 218 dosjet e përfitimeve të veçanta nga ish-punonjësit e nëntokës me vlerë 136 071 947 lekë, si dhe të 109 rasteve të përfitimeve afatgjata me vlerë 47 829 696 lekë, të cilave u është bërë kallëzim penal. Ndërkohë që sot jam sërish këtu për të bërë publike 418 raste të tjera, me një dëm ekonomik që kap vlerën në total 314 528 280 lekë dhe me dëm mesatar mujor 2 526 618 lekë. Të gjitha këto raste rezultojnë si pensione të lidhur me certifikata false",- tha Goci.
***
Prej vitesh janë hedhur hije të forta dyshimesh mbi skemën e pensioneve dhe të numrit të atyre personave që mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara, arrijnë që të përfitojnë pension të padrejtë. Aktualisht në skemën e pensioneve ka një numër kontribuuesish që në total, për vitin që lamë pas llogaritet në 360 mijë, ndërsa deri në muajin qershor të këtij viti pritet që të shkojë në 410 mijë. Por problemi më i madh i skemës së pensioneve, nuk duket se është thjeshtë te raporti kontribute-përfitime, por edhe të fakti se me sistemin ekzistues dokumentar të vendit, vlerësohet se 80 mijë vetë sot për sot janë pensionistë të rremë. Shifra mbetet ende jo e provuar zyrtarisht, por numri i atyre që po bëhen publikë si përfitues të rremë në këtë skemë po rritet dita ditës. Aktualisht është shumë e lehtë për të plotësuar dokumente për pension. Zyra komunash japin dokumente të rreme, ose të pabazuara në dokumentacion, për njerëz që kanë qenë të punësuar në ndërmarrjet bujqësore gjatë kohës së komunizmit. E njëjta gjë ndodh edhe me fabrikat e falimentuara.
***
Institutit i Sigurimeve Shoqërore ka bërë të ditur gjatë ditës së djeshme, edhe rastet e fundit të mashtrimit të konstatuara në skemën e pensioneve. "Përsa i përket falsifikimeve, do ju paraqes edhe 8 raste të tjera flagrante, ku figurojnë persona të njëjtë, por me emra të ndryshëm, të cilët përfitojnë pensione në dy arka paguese të ndryshme. Pra, na rezulton e njëjta fotografi në dy certifikata, por me gjeneralitete të ndryshme. Sipas verifikimeve që specialistët tanë kanë bërë pranë zyrave të gjendjeve civile, ku rezulton e lëshuar ajo certifikatë, figuron se njëri emër, pra njeri person është i rremë dhe pagesa merret në mënyrë abuzive. Si masë të parë, ne kemi pezulluar dhënien e këtyre pensioneve, si dhe kemi larguar nga puna punonjësit që rezultojnë të jenë përfshirë në lidhjen dhe dhënien e këtyre pensioneve. Tashmë të gjitha këto të dhëna i kanë kaluar prokurorisë, e cila po vazhdon hetimet. Dua t'ju informoj se, në kuadër të pastrimit të skemës, kemi pushuar nga puna 30 punonjës, 14 prej tyre kanë pasur lidhje të drejtpërdrejta me pensionet, ndërsa 16 të tjerët janë larguar për lëshime vërtetimesh false, si dhe për diploma false", - tha Goci.