Punëtorët e Alpetrolit në protestë, Reforma për arsye politike
Ndërmarrja e Prodhimit në Alpetrol të Patosit, ka dalë në protestë sot në orët e para të mëngjesit. Punëtorët protestojnë sepse ata janë përfshirë në asistencë, duke dalë në reformë. Punëtorët e ndërmarrjes së prodhimit kanë bllokuar rrugën nacionale Fier-Ballsh, në vendin e quajtur kthesa e Ballshit. Bllokimi i rrugës është bërë për rreth 15 minuta dhe më pas ka ndërhyrë policia. E njoftuar për protestën policia ka ndërhyrë për të zhbllokuar rrugën nacionale dhe ka shpërndarë punonjësit e Alpetrolit. Ndërsa pprotesta ka vazhduar para ambienteve të ndërmarrjes. Punonjësit kanë akuzuar qeverinë se reforma po bëhtë për arsye politike, sepse sipas tyre shumica e të pushuarve kanë vite që punojnë në naftë. Lolo Cecoaliaj