E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet vorioepiriotene rrezik

IKA-s i duhen urgjentisht deri ne fund te ketij viti 1 miliard euro borxh. Sigurimet Shoqerore ne Greqi njoftojne pamundesi akute per te paguar pensionet dhe perfitimet e papunesise ku futen dhe pensionet speciale per kategori te ndryshme perfshire te ashtuquajturat pensione per vorioepiriotet


Organizates me te madhe ne Greqi te Sigurimeve Shoqerore IKA i nevojiten ne menyre urgjente me shume se 1 miliard euro borxh qe te mund te vazhdoje te paguaje pensionet dhe perfitimet e tjera - ku futen dhe pensionet speciale per kategori te ndryshme perfshire te ashtuquajturat pensione per vorioepiriotet qe paguhen prej vitesh ne jug te Shqiperise.


Shkak i gjendjes se veshtire eshte mungesa e theksuar e parave ne arkat e IKA-s shkaktuar nga papunesia ne rritje dhe paaftesia e nje numri gjithnje e me te madh kompanish dhe individesh per te paguar kontributet e tyre mujore.


Sipas gazetes greke Kathimerini qeveria qe eshte vete ne veshtiresi te medha ka shume pak mundesi te ndihmoje IKA-n dhe ne keto kushte jane kontaktuar dy banka te medha tregtare per te pare mundesine e nje kredie. Ministria e Punes gjithsesi ende nuk e ka thene fjalen e fundit. Pritet nje njoftim zyrtar per kete problem brenda dy javeve te ardhshme.


IKA i ka tashme borxh se paku 300 milion euro sindikates se punetoreve OAED pasi nuk ka qene ne gjendje muajt e fundit te kryeje si rregullisht pagesen e perfitimeve te papunesise.


Shterimi i burimeve financiare te IKA-s eshte nxitur vecanerisht nga rritja e pandalshme e papunesise qe po arrin nivelet e dhjete viteve me pare - thone te dhenat e leshuara nga Autoriteti Statistikor Grek ELSTAT muajin e kaluar.


Sipas ELSTAT papunesia ka arritur ne 118 per qind ne krahasim me 8.9 per qind te nje viti me pare. Kjo eshte norma me e larte e papunesise ne Greqi qe nga viti 2000 kur papunesia arriti kulmin me 123 per qind.


Por perqindja e grekeve te papune pritet te arrije ne 15 per qind deri ne fund te vitit te ardhshem dhe ne baze te llogaritjeve qe IKA ka kryer kjo do te coje ne nje rritje 25 per qind te shumes qe ajo duhet te shpenzoje per pagimin e perfitimeve te papunesise.


Qeveria pret serish driten e gjelber nga huadhenesit e vet - Bashkimi Evropian Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Nderkombetar - perpara se IKA te aplikoje per nje kredi por per momentin nuk duket te kete zgjidhje te tjera.


Kohet e fundit IKA u ofroi bizneseve dhe individeve debitore kushte shume me te favorshme per shlyerjen e detyrimeve por as kjo levizje nuk pati ndonje ndikim te rendesishem ne financat e saj.


Burimet thane se iniciativa solli rreth 30 milione euro te ardhura shume pak per nevojat aktuale te organizates.


Kathimerini eshte gazeta me e madhe ne Greqi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›