Pensionet, zbardhet procedura me kushtet e reja sipas kategorive të përfituesve
Tabela e plotë e detajuar që saktëson dokumentacionin e nevojshëm sipas rasteve.
Habjon Hasani
Tiranë - Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore për përcaktimin, administrimin dhe pagesën e pensioneve, ka përcaktuar së fundi mënyrat e sigurimit të pensionit, që nga kërkesa deri te përfitimi financiar, për të gjithë personat që do të aplikojnë për të përfituar një pension. Aplikimi për pensionet familjare do t’u nënshtrohet të njëjtave procedura si për pensionet e pleqërisë. Në rastin e kërkesës për pension familjar të bërë nga një person që është përfitues i një pensioni tjetër, pensioni familjar do të caktohet kur të jetë konfirmuar me shkrim mbyllja e pensionit ekzistues. Ndërkohë, kërkesa për pension invaliditeti, për herë të parë plotësohet në ALSSH nga vetë personi, në prani të pritësit, në tri kopje, nga të cilat kopja e parë shoqëron dosjen, kopja e dytë i jepet personit dhe kopja e tretë ngelet në ALSSH, duke u ruajtur për një periudhë kohe deri në një vit. Fletëkërkesa, në këtë moment, shërben edhe si fletë inventari e dokumenteve që dorëzohen. Kërkesa, së bashku me dokumentet, paraqiten në ALSSH-në e vendbanimit, sipas gjendjes civile të personit që kërkon të dalë në pension invaliditeti. Inspektori pritës e pajis aplikuesin me formularin tip të dokumenteve për pension invaliditeti, me listën e dokumenteve mjekësore, e cila është e veçantë sipas diagnozës për të cilën pretendohet pension invaliditeti, bën informimin dhe sqarimin se kur i lind e drejta për pension, si dhe procedurën që do të ndiqet me dokumentet për pension. Procedura e pranimit dhe regjistrimit të kërkesës për pension invaliditeti nuk fillon nëse nuk paraqiten dokumentet përjashtuese, të cilat janë certifikatat e gjendjes civile; të lindjes, familjare, të martesës, fletë-drejtimi për në KMCAP, epikriza dhe dokumentet mjekësore, sipas diagnozës për të cilën kërkohet pension invaliditeti.
Rishqyrtimi
Rishqyrtimi i pensionit të pleqërisë, invaliditetit dhe atij familjar, sipas Ligjit 7703, datë 11.5.1993, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhet në bazë të kërkesës me shkrim, nga personi i interesuar ose i autorizuar prej tij me prokurë të posaçme, sipas modelit që i bashkëlidhet kësaj rregulloreje. Objekt i rishqyrtimit të pensioneve janë ato përfitime që rrjedhin nga ligje apo vendime të veçanta si, për kompensime, shtesa për personat në ngarkim, e të tjera. Ndërkohë, rishqyrtimet e pensioneve bëhen edhe mbi bazën e akteve të auditimit ose kur është konstatuar llogaritje gabim e pensionit, duke respektuar të gjitha procedurat ligjore. Kërkesa për rishqyrtim pensioni hartohet në dy kopje, nga të cilat një i jepet personit që paraqet kërkesën ose të autorizuarit të tij dhe një kopje mbahet prej inspektorit pritës. Nuk lejohet të transferohet një dosje pensioni nëse nuk është paguar, minimumi, një këst mujor pensioni në agjencitë paguese të territorit të DRSSH-së që ka caktuar pensionin.
Fillestarët
Kërkesa për një pension fillestar plotësohet në ALSSH nga vetë personi, ose i autorizuari i tij me prokurë të posaçme, në prani të pritësit, në tri kopje, nga të cilat kopja e parë shoqëron dosjen, kopja e dytë i jepet personit dhe kopja e tretë mbetet në ALSSH, duke u ruajtur për një periudhë kohe deri në një vit. Fletëkërkesa në këtë moment shërben edhe si fletë inventari e dokumenteve që dorëzohen. Kërkesa, së bashku me dokumentet, paraqiten në ALSSH-të e vendbanimit, sipas gjendjes civile të personit që kërkon të dalë në pension. Inspektori pritës në ALSSH e pajis kërkuesin në momentin e aplikimit me formularin e dokumenteve që duhet të paraqesë për efekt pensioni, sqarimet ligjore, si dhe informimin se kur i lind e drejta për pension, dhe procedurën që duhet të ndiqet me dokumentet për pension. Ai, gjithashtu, bën kontrollin nëse dokumentet e paraqitura për pension pleqërie janë të plota, të plotësuara në të gjitha rubrikat, nëse kanë ose jo korrigjime, të meta, mangësi etj., dhe nëse të gjitha dokumentet janë të regjistruara në kërkesë. Procedura e pranimit dhe e regjistrimit të kërkesës për pension nuk fillon nëse nuk paraqiten dokumentet përjashtuese, siç janë certifikatat e gjendjes civile, lindjes, familjare, të martesës, vdekjes.
Kërkesa për transferimin e dosjes
1. Kërkesa për transferimin e pensionit bëhet në ALSSH-në ku ka vendbanimin e ri pensionisti, sipas kërkesës tip (bashkëlidhur kësaj rregulloreje).
2. Kërkesa për transferim pensioni shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:
a) Certifikatë familjare nga zyra e gjendjes civile të vendbanimit të ri;
b) certifikatë personale;
c) kopje e kontratës midis pensionistit dhe KESH-it, kur është e mundur dhe kur kërkohen kompensime;
d) vërtetim për ndjekjen e shkollës, sipas rastit.
3. Kërkesa paraqitet tek inspektori pritës, i cili kontrollon se cila është qendra paguese postare ku pensionisti tërheq pensionin, cila është DRSSH-ja ose ALSSH-ja, në territorin e së cilës është qendra paguese nga ku do të transferohet dosja e pensionit dhe urdhërpagesa. Pasi i gjen dokumentet dhe kërkesën të rregullt, bën regjistrimin në librin e pritjes, në rubrikën “Kërkesa për transferim pensioni”.
Rregullat e reja, dokumentacioni i plotë për pension
I. PËR PENSION PLEQËRIE
A. Mosha
1. Certifikatë lindjeje me fotografi.
2. Certifikatë e gjendjes familjare.
3. Certifikatë martese (vetëm për kërkueset femra).
4. Kur kërkohet pension si nënë me shumë fëmijë dhe në certifikatën familjare nuk figurojnë të gjithë fëmijët, fakti i lindjes, martesës, apo vdekjes së tyre provohet me certifikatë të veçante lindjeje, martesë ose vdekjeje.
5. Fotografi për librezën e pensionit.
B. Periudha e sigurimit dhe lloji i punës:
1. Libreza e punës.
2. Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj.
3. Vërtetim për periudhën e sigurimit të lëshuar nga zyra e arkivit pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për punëdhënësit, të punësuarit, të vetëpunësuarit, të vetëpunësuarit në bujqësi dhe të siguruarit në mënyrë vullnetare, si dhe të siguruarit sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave.
4. Vërtetim gjykate për njohje vjetërsie në punë.
5. Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
6. Për personat që përfitojnë nga Ligji 7514, datë 30.9.1991, “Për Pafajësinë, Amnistinë dhe Rehabilitimin e ish-të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë”:
a) dëshmi penaliteti;
b) vërtetim për kohën e vuajtjes së dënimit; lëshuar nga Ministria e Rendit Publik;
c) vërtetim për faktin e dënimit për motive politike dhe kohën e vuajtjes së tij, të lëshuar nga Komisioni i Ministrisë së Rendit Publik dhe Ministrisë së Drejtësisë.
C. Të ardhurat
1. Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut që nga viti 1994 deri në momentin e lënies së punës, sipas formularit të miratuar
2. Vërtetim i pagës mesatare neto për 10 vitet e fundit të punës.
3. Pasqyra e printuar e pagave referuese, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 561, datë 12.8.2005.
II. PER PENSION INVALIDITETI
1. Certifikatë lindjeje me fotografi.
2. Certifikatë e gjendjes familjare.
3. Vërtetim i periudhës së sigurimit (është i njëjtë si për pensionin e pleqërisë), (modeli bashkëlidhur rregullores).
4. Vërtetim për profesionin apo natyrën e punës (për punëmarrësin), (modeli bashkëlidhur)
5. Dokument mjekësor për gjendjen shëndetësore (para fillimit të punësimit).
6. Raport mjekësor i lirimit nga ushtria, lëshuar nga KMU-ja pranë SQU-së, për ushtarët që bëhen invalidë gjatë shërbimit ushtarak,
7. Vërtetim për pagesën e paaftësisë për punë shkaktuar nga aksidenti në punë/sëmundje profesionale ose sëmundje të përgjithshme (për punëmarrësin),
8. Fletë-drejtimi për në KMCAP nga institucioni shëndetësor me shtretër, fletëdalje nga spitali dhe ekzaminimet e dokumente të tjera.
9. Vërtetim i mesatares së bazës së vlerësueshme nga 1.1.1994, deri në ditën e lënies së punës.
10. Procesverbal i aksidentit në punë.
11. Vërtetim nga organet e prokurorisë ose gjykatës, për rastet kur kërkohet të përfitohet nga dekreti nr. 758, datë 1.4.1994, “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”.
12. Vërtetim tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët.
III. PËR PENSION FAMILJAR
1. Certifikatë e gjendjes familjare.
2. Certifikatë vdekjeje e të siguruarit (ku të jetë shënuar dhe shkaku i vdekjes), si të pensionet e invaliditetit.
3. Koha e sigurimit apo vjetërsia në punë dhe lloji i saj vërtetohet me të njëjtat dokumente si në rastin e pensionit të pleqërisë.
4. Vërtetim i pagës së personit që ka vdekur (kur i ndjeri kishte apo i takonte pension pleqërie, ose kur i ndjeri kishte apo i takonte pension invaliditeti).
5. Vërtetim i vazhdimit të shkollës për jetimet që kanë mbushur moshën ligjore për t’u punësuar ose vetëpunësuar.
6. Vendim i KMCAP-it për paaftësinë në punë të personave të familjes në ngarkim të të siguruarit të vdekur, kur ata janë në moshë pune.
7. Vërtetim i organeve të pushtetit lokal, që në ngarkim të të vdekurit ishte një i/e ve, që mban një fëmijë deri në moshën 8 vjeç, i cili ishte në ngarkim të të vdekurit.
8. Procesverbal që provon faktin e vdekjes nga aksidenti në punë, si dhe vendim i KMCAP-it, kur vdekja është shkaktuar nga sëmundje profesionale.
9. Vërtetim i organeve të pushtetit lokal, që prindërit, prindërit e prindërve, nuk kanë persona që detyrohen t’i mbajnë dhe jetonin në të njëjtën familje me atë që ka vdekur, jo më pak se një vit para vdekjes. Për të marrë këtë përfitim, personi duhet të bëjë kërkesë me shkrim pranë ALSSH-së, ku të deklaroje se nuk është ekonomikisht aktiv (i punësuar ose i vetëpunësuar).
Jetimi që ka moshën ligjore për t’u punësuar ose vetëpunësuar, kur nuk vazhdon shkollën dhe është nën 18 vjeç (kur banon në qytet) dhe nën 16 vjeç (kur banon në fshat), në kërkesën për pension deklaron se nuk është i punësuar ose i vetëpunësuar, si dhe paraqet vërtetim nga Zyra e Punës.
Vërtetim nga organet e prokurorisë ose gjykatës, për rastet kur kërkohet të përfitohet nga Dekreti nr. 758, datë 1.4.1994, “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”.
Vërtetim nga ministria përkatëse për humbjen e jetës së pilotit në përmbushje të detyrës gjatë fluturimit.
IV. PËR PENSION TË POSAÇËM SHTETËROR OSE SHTESË
PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR
1. Certifikatë personale me fotografi.
2. Certifikatë e gjendjes familjare.
3. Vendim i Këshillit të Ministrave për caktimin e këtij pensioni apo shtesës.
16 Shkurt 2009