Urdhri i Alibeajt. Aplikimi me detyrim për kartat, avokatët do të bojkotojnë seancat
Reagon kryetari i Dhomës së Avokatisë për Tiranën: “Na ka pezulluar punën”. Gjykatat nuk ofrojnë më shërbime për ata që nuk kanë aplikuar për kartë identiteti
Laureta Rryçi
Tiranë - Urdhri më i fundit i ministrit të Drejtësisë fut në kaos administratën gjyqësore duke bllokuar të gjitha shërbimet që ofrohen si për avokatët, ashtu dhe për qytetarët. Nëse nuk je i pajisur me kartë identiteti ose nuk ke të paktën formularin e aplikimit, nuk mund të përfitosh asnjë shërbim nga gjykatat e vendit, qoftë dhe të depozitosh një padi civile dhe penale. Urdhri i Alibeajt është lëshuar vetëm pak ditë më parë për të gjitha gjykatat e vendit, të Shkallës së Parë dhe të Apelit. Të parët që kanë reaguar kanë qenë Dhoma e Avokatëve, të cilët nuk mund të kryejnë asnjë veprim mbi dosjet e klientëve të tyre. Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Fatmir Braka, ka pohuar se avokatët do të bojkotojnë seancat gjyqësore pikërisht për këtë shkak. Sipas tij, nuk është normale që avokatët, me ngarkesën e punës që kanë, të kushtëzohen nga ky aplikim duke i bllokuar të gjithë punën e tyre të përditshme.
Urdhri
Sipas këtij urdhri, përgjegjësinë për afishimin e tij dhe njohjen me penalitetet për administratën e kanë kancelarët. Këta të fundit, në gjykatën ku punojnë, duhet të marrin masa, në mënyrë që urdhri të zbatohet sipas pikave që janë firmosur nga ministri Alibeaj. Urdhri nuk penalizon vetëm avokatët apo qytetarët që duan të kryejnë shërbime në administratë, por edhe të gjithë ata që kanë një proces në vijim. Në seancën e radhës, nëse nuk paraqesin formularin e aplikimit, atëherë procesi duhet të shtyhet për një seancë tjetër, për t’i lënë kështu kohë qytetarit të aplikojë. Në urdhër përcaktohet që për kërkesëpaditë e dorëzuara në gjykatë, pas datës 01.02.2009, në gjeneralitetet e paditësit të jetë shënuar numri personal i identitetit ose numri i aplikimit që ndodhet në formularin e aplikimit për letërnjoftim, si dhe një kopje e kartës së identitetit apo formularit të aplikimi të paditësit. Ndërsa për kërkesëpaditë e depozituara në gjykatë para datës 01.02.2009, numrat identifikues të shënohen në seancën gjyqësore të radhës, ose në momentin e tërheqjes së vendimit gjyqësor në kryesekretarinë e gjykatës.
Avokatët
Ata që preken më shumë nga ky urdhër duket se janë vetë avokatët. Në të gjitha gjykatat, nëse ata nuk kanë bërë aplikimin, nuk mund të përfitojnë asnjë shërbim. “Do të bojkotojmë seancat gjyqësore nëse nuk ndryshon ky urdhër. Nuk është normale që avokatët të kushtëzohen për aplikimin e kartave të identitetit”, - tha kreu i Dhomës së Avokatisë të Tiranës, Fatmir Brraka. Sipas këtij të fundit, një avokat ka punë çdo ditë në dyert e gjykatave sepse është i detyruar t’u përgjigjet kërkesave të klientit të tij. Brraka shpjegoi se vetëm në Tiranë janë të regjistruar rreth 700 avokatë dhe do të jenë pikërisht këta që do të mbajnë të parët qëndrim ndaj këtij urdhri.
Urdhri, penalizimet për administratën
Punonjësit e administratës, nëse e shkelin këtë urdhër, rrezikojnë nga gjobë deri në shkarkim nga detyra. Kancelarët do të monitorojnë nëse është zbatuar urdhri me përpikëri, ndryshe emrat e punonjësve që kanë shkelur rregullat e reja do të mbajnë përgjegjësi konkrete. “Ofrimi i shërbimit dhe pajisja e qytetarëve me vërtetime dhe akte të tjera, në kundërshtim me pikat e sipërpërmendura të këtij urdhri, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me masa, duke filluar nga gjoba, deri në shkarkim nga detyra të punonjësit përgjegjës”, - thuhet në një nga pikat e urdhrit të Alibeajt.
Urdhri
Për kryerjen e shërbimeve për lëshimin e vërtetimeve dhe akteve të tjera nga administrata gjyqësore, kërkuesit duhet të depozitojnë në kryesekretarinë e gjykatës një kërkesë me shkrim, ku të jetë shënuar numri personal i identitetit ose numri i aplikimit që ndodhet në formularin e aplikimit për letërnjoftim.
Lëshimi i vërtetimeve dhe ekstrakteve të dosjeve gjyqësore nga administrata gjyqësore e gjykatave të shkallës së parë, gjykatave të apelit, të kryhet duke shënuar në to numrin personal të identitetit ose numrin e aplikimit që ndodhet në formularin e aplikimit për letërnjoftim të kërkuesit.
Për kërkesëpaditë e dorëzuara në gjykatë, pas datës 01.02.2009, në gjeneralitetet e paditësit të jetë shënuar numri personal i identitetit ose numri i aplikimit që ndodhet në formularin e aplikimit për letërnjoftim, si dhe një kopje e kartës së identitetit apo formularit të aplikimi të paditësit.
Për kërkesëpaditë e depozituara në gjykatë para datës 01.02.2009, numrat identifikues të shënohen në seancën gjyqësore të radhës ose në momentin e tërheqjes së vendimit gjyqësor në kryesekretarinë e gjykatës.
Një kopje origjinale e vërtetimit të lëshuar, ku të jetë shënuar numri personal i identitetit ose numri i aplikimit që ndodhet në formularin e aplikimit të kërkuesit, të mbahet dhe të administrohet në kryesekretarinë e gjykatës.
Punonjësit e administratës gjyqësore japin shërbimin e kërkuar, vetëm kur paraqiten këta numra identifikues.
Ofrimi i shërbimit dhe pajisja e qytetarëve me vërtetime dhe akte të tjera, në kundërshtim me pikat e sipërpërmendura të këtij urdhri, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me masa, duke filluar nga gjoba, deri në shkarkim nga detyra të punonjësit përgjegjës
Ngarkohen kancelarët e gjykatave për njoftimin dhe zbatimin e këtij urdhri
Disa prej shërbimeve që nuk ofrohen më pa aplikuar për kartë identiteti
Për regjistrimin e personave fizikë e juridikë privatë (shtetas shqiptar)
Për regjistrimin e personave fizikë e juridikë privatë (shtetas të huaj)
Për lëshimin e vërtetimit se personi nuk ka pengesa ligjore për pajisje me pasaportë për jashtë shtetit
Për legalizimin e akteve të noterisë nga Ministria e Drejtësisë
Kërkesë-padi që paraqiten në gjykatë
Për pension ushqimor
Për vërtetim fakti
Padi për zgjidhje martese
Padi për pavlefshmëri të veprimeve juridike
Depozitimin e padive penale
Depozitimin e padive civile
Për të tërhequr një vendim të formës së prerë
Për të marrë akte nga një dosje që ka mbaruar gjykimi në shkallën e parë
16 Shkurt 2009