Pensioni i reduktuar, si perfitohet Sonila Isaku
Ne rast se nje person ka plotesuar 35 vjet pune, por nuk ka mbushur moshen 65 vjec, atehere ai mund te dale ne pension, por do te marre pension te reduktuar. Pra, ne rast se ai eshte 62 vjec ose ajo 57 vjec dhe nuk do te prese, per shkak se eshte pa pune edhe dy vjet te tjera per te mbushur moshen e pensionit, atehere mund te marre nje perfitim te reduktuar. E vetmja e keqe e kesaj skeme eshte se masa e pensionit reduktohet me 0.6 per qind per cdo muaj larg moshes se pensionit dhe pensioni i reduktuar nuk shtohet, pasi personi te kete plotesuar vitet. Pra, edhe pasi ai mbush 65 vjec, serish pensioni do te mbetet i reduktuar deri ne fund te perfitimit. Sipas ligjit, personat qe kane periudha sigurimi kane te drejte per pension pleqerie te reduktuar, kur kane plotesuar jo me pak se 35 vjet periudhe sigurimi. Kushti tjeter eshte se duhet te kene mbushur moshen 62 vjec per burrat dhe 57 vjec per grate. Perfituesit gjithashtu nuk duhet te kryejne veprimtari ekonomike si te punesuar, punedhenes ose te vetepunesuar. Per te perfituar pension te reduktuar te pleqerise, perfituesi ose i autorizuari me prokure, paraqitet ne Agjencine Lokale te Sigurimeve Shoqerore te vendbanimit, sipas regjistrimit ne gjendjen civile, per te bere kerkesen e perfitimit te pensionit te reduktuar te pleqerise. Perfituesi per pension te reduktuar te pleqerise ose i autorizuari me prokure, se bashku me kerkesen duhet te paraqese dhe dokumentet, qe vertetojne moshen dhe identitetin si: fotokopje e leternjoftimit elektronik ose certifikate lindje me fotografi; certifikate e gjendjes familjare; certifikate martese (vetem per aplikueset femra) dhe dy cope fotografi.
Invalidet
Nje kategori e vecante personash te cilet humbasin aftesine per pune mund te trajtohen me pensione te pjesshme dhe te reduktuar sipas kushteve qe plotesojne.
Sipas ISSH-se, e ardhura per invaliditet te pjesshem te perhershem, qe ka shkaktuar te pakten humbjen e 33 per qind te aftesise per pune, e vertetuar nga KMCAP, eshte e barabarte me nje pjese te 80 per qind te pages mesatare te 3 viteve te fundit, ne vartesi nga shkalla e humbjes se aftesise per pune, por jo me pak se 50 per qind te saj. Kjo mase per percaktohet edhe ne Rregulloren e Institutit te Sigurimeve Shoqerore. Kategoria e katert e te ardhurave nga invaliditeti eshte ajo per paaftesi te perhershme ne mase te vogel nga aksidenti ne pune. Ky trajtim financiar perfitohet ne rastet kur i punesuari vertetohet se ka humbur me pak se 33 per qind por me shume se 10 per qind te aftesise per pune. Ndryshe nga rastet e tjera, masa e perfitimit kesaj radhe jepet vetem njehere dhe ne perputhje me rregullat e vendosura nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore. Gjendja duhet te vertetohet me vendim te Komisionit Mjekesor te Caktimit te Aftesise per Pune (KMCAP). Ne rastet e shqyrtimit te kerkesave per perfitim te pensionit te invaliditetit, ato pranohen vetem kur kerkuesi nuk ka arritur moshen e marrjes se pensionit te pleqerise.
Shqyrtimi i kerkeses
Dokumentacioni i mesiperm i dorezohet mjekut te ekspertizes, i cili pas verifikimit te nevojshem njofton daten per te kaluar ne KMCAP, ose i kthen mbrapsht dokumentet per pasaktesi. Nderkohe, ne mbledhjen e tij Komisioni Mjekesor per Caktimin e Aftesise per Pune shqyrton paraprakisht dokumentet, njofton dhe ekzaminon te semurin per procedurat qe jane duke u ndjekur. Vendimi merret jo ne prani te te semurit dhe i komunikohet gojarisht dhe nepermjet nje vertetimi. Ne rastet kur ka ankesa ndaj vendimit, i semuri mund t'i drejtohet KMCAP-se eprore.
Dokumentacioni per te aplikuar
Fotokopje e leternjoftimit elektronik, ose certifikate lindjeje me fotografi;
Certifikate e gjendjes familjare;
Certifikate martese (vetem per aplikueset femra);
Dy cope fotografi.
Libreza e punes;
Vertetim per vjetersine ne pune dhe llojin e saj;
Vertetim per periudhen e sigurimit, te leshuar nga zyra e arkivit prane DRSSH-se per punedhenesit, te punesuarit, te vetepunesuarit, te vetepunesuarit ne bujqesi;
Vertetim page per tri vitet e punes, deri ne momentin e aksidentit ne pune, ose te semundjes profesionale, te vertetuar nga DRSSH, per derdhjen e kontributit per periudha sigurimi;
Cdo dokument tjeter justifikues qe verteton pagen ose derdhjen e periudhave kontributive.
Flete-drejtimi per ne KMCAP, leshuar nga spitali shoqeruar me flete-dalje nga spitali, ekzaminime e dokumente te tjera plotesuese, te kerkuara kur del per here te pare ne KMCAP;
Flete-drejtimi nga KML per ato gjendje shendetesore, qe nuk jane objekt trajtimi ne spital, sipas percaktimit ne Rregullore;
Epikrize percjellese, leshuar nga mjeke specialiste, apo konsulta e shoqeruar me ekzaminimet e nevojshme. Kur del per rikontroll duhet shoqeruar me ekzaminimet perkatese zyrtare;
Kartela personale dhe libri i shendetit per te vertetuar ecurine e semundjes, ndjekjen dhe trajtimin mjekesor me ilace;
Flete-drejtimi per KMCAP, qe verteton rendimin e gjendjes shendetesore, e vlefshme per KMCAP, para afatit te rikontrollit;
Raport mjekesor leshuar nga Komisioni Mjekesor, qe percakton gjendjen shendetesore dhe aftesine per pune (para fillimit te punesimit ose te perfshirjes ne cdo skeme sigurimi);
Raport mjekesor i lirimit nga ushtria, leshuar nga KMU prane SQU, per ushtaret qe behen invalide gjate sherbimit ushtarak;
Vertetim per pagesen e paaftesise se perkohshme ne pune nga aksidenti ne pune, ose semundje profesionale;
Kopje e proces-verbalit per aksident ne pune, ose semundje profesionale, qe eshte mbajtur ne momentin e aksidentit, e legalizuar nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqerore.