E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje vit historik per shqiptaret Metila Dervishi*

Viti 1910 eshte nje vit historik per vendin tone dhe jo vetem per vendin tone...
Lindi ajo, emblema Nene Tereza, me emrin e se ciles nderohen tere shqiptaret neper bote, e cila me pranine e saj, fjalet e embla, buzeqeshjen e saj, mbeshtetjen e saj ia beri jeten me te bukur njerezve ne nevoje.
Sot, ne vitin 2010 Shqiperia kujton me respekt e perulje figuren e saj, 100 vjetorin e lindjes se saj.
Me daten 19 gusht, qyteti i Durresit, orkestra simfonike e Durresit beri nje Koncert Gala ne kujtim te saj. Ne nje nga ambientet me madheshtore te ketij qyteti Amfiteatrin historik.
Ne fakt duhet theksuar, se pervec mbeshtetjesh nga Ministria e Kultures, nga Bashkia e qytetit te Durresit dhe nga vete Kryeministri i vendit, nje rol kyc nga ana artistike dhe qe beri te mundur realizimin e kesaj mbremjeje eshte vete dirigjenti Petrika Afezolli. E theksoj kete, pasi eshte e veshtire te punosh me nje orkester, me nje orkester simfonike te perbere nga 50 persona.
Eshte pikerisht dirigjenti Afezolli qe ne krishtlindjet e vitit 2009 mori iniciativen per ta ringjallur kete orkester, pas 18 vjet shkeputjeje. Nje orkester simfonike e shumekerkuar nga qyteti ne fakt. E them kete sepse, nuk duhet te behemi egoiste te mendojme vetem per muzike te elitave. Orkestrat simfonike jane me te pelqyerat nga publiku i gjere, ky eshte nje fenomen i perbotshem; por edhe qe eshte e dyta here qe njerezit rrine ne kembe ne koncertin e dyte te realizuar nga orkestra, dhe me endje te madhe e shijojne ate, ky eshte nje fakt tjeter.
Mbremja kryesisht kishte ne qender te saj repertor vokal. Pjesemarres te vecante te saj ishin tre emra te artit operistik shqiptar Adrian Xhema, Gezim Myshketa dhe Armaldo Kllogjeri, te cilet ia rriten emocionin mbremjes.
Baritoni durrsak, Gezim Myshketa hapi mbremjen me kengen e Pjeter Gacit "Per ty atdhe", qe eshte shnderruar si nje hymn per literaturen e kengeve shqiptare.
Myshketa, pasi perfundoi me sukses liceun artistik te Durresit "Jan Kukuzeli" vazhdon studimet ne Itali, ku nje drejtim vendimtar do te merrte rruga e tij si artist. Studion me emra te rendesishem te kalibrit nderkombetar si Nuci, Pertusi,etj dhe shume shpejt behet protagonist ne ngjarjet me te rendesishme artistike te djepit te operes, Italise. Pervec se fiton cmimeve nderkombetare incizon duke qene nje figure mjaft e vleresuar dhe qe premton shume ne te ardhmen, ndonese me nje moshe akoma te re. Ne mbremje ai interpretoi per publikun edhe pjese nga repertori napolitan si edhe "Maria, Mari" te E.Di Capua.
Nderkohe qe tenori Adrian Xhema interpretoi "Granaden" e famshme te A.de Lara-es si edhe dy pjeset "No puede ser Tabarnera del Puerto" te Sorozabal dhe "Recitar la Giubba" nga vepra e famshme e Leoncavallo-s "I Pagliaci". Duke deshmuar pjekuri, virtuozizem cka i deshmon dhe vete eksperienca dhe karriera e tij.
Xhema pasi perfundon studimet e larta prane Akademise se Arteve ne qytetin e tij te lindjes Tirane, fiton konkursin "Katia Riciarelli". Me pas, do t'iu hapnin dyert e skenave me prestigjioze nderkombetare,duke qene protagonist ne role te ndryshme. Qe prej vitit 2005 eshte anetar i Ansamblit te Teatrit te shtetit ne Gärtenerplatz.
Kengetari lirik tenori Armaldo Kllogjeri, nje kengetar tashme i njohur ne mbare vendin, vjen per here te dyte te interpretoi me Orkestren Simfonike te Durresit, tashme ka bere per vete edhe publikun durrsak. Talenti i tij ka terhequr edhe vemendjen e personaliteteve artistike jashte vendit, keshtu ai eshte pjesemarres aktiv ne skenat nderkombetare.
Ne mbremjen e 19 gushtit terhoqi vemendje interpretimi dhe ekzekutimi virtuoz qe ai i beri aries se Cavaradosit, nga opera "Toska" e Pucin-it.
Kulminacionin ia dha mbremjes ekzekutimi i nje tjeter kryevepre te Pucini-t "Nessun dorma" nga opera "Turandot", pasi u ekzekutua ne menyre te shkelqyer nga Xhema e Kllogjeri duke marre duartrokitje te shumta.
Gjate programit perkrah ketyre tre figurave ekzekutuan dhe artistet e rinj R.LLupo, J.Gjojdeshi, E.Hizmo, S.Cullhai, A.Ulaj, si edhe soprano Ledi Paparisto.
Nuk munguan edhe pjeset orkestrale nga Cajkoski e Strauss qe sic dihet jane pjese e pashmangshme e tradites se repertorit simfonik.
Nje kontribut per kete mbremje i shkon edhe profesorit te mirenjohur Burhan Spahiu, njekohesisht udheheqes artistik i ketij koncerti.
Pervec nderimit qe orkestra simfonike e qytetit te Durresit i beri figures se Nene Terezes, dirigjenti Petrika Afezolli shprehet se nje tjeter pikesynim i kesaj mbremjeje qe duhet theksuar ishte mbledhja e kengetareve lirike shqiptare te kudondodhur ne vendin e origjines. Ne fakt eshte nje objektiv qe Afezolli e ka qellim ne vetvete, pasi ai kerkon edhe eshte optimist qe dicka e tille mund te kthehet ne tradite.
Pra, mikpritja dhe bashkepunimi me artiste shqiptare qe zhvillojne aktivitetin e tyre ne skenat me prestigjioze nderkombetare ne qytetin me kulture tremije vjecare, Durresin antik; i cili ne vere eshte kryeqendra e turizmit, duke pasur edhe amfiteatrin e famshem mund te jete me se miri arena e ketyre aktiviteteve.
* Muzikologe, pedagoge ne Akademine e Arteve

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›