Mijëra qytetarë nderojnë Presidentin e "Top Media"-s
Mijëra qytetarë nga i gjithë vendi, njerëz të të gjitha kategorive: qytetarë të thjeshtë, krerë të shtetit, politikanë, ministra, artistë, gazetarë dhe shumë e shumë të tjerë, kanë qëndruar dje në radhë, që në orët e para të mëngjesit, për të bërë homazhe dhe për të ngushëlluar, për humbjen e themeluesit dhe Presidentit të "Top Media"-s, Dritan Hoxha. Një pelegrinazh që s‘mbaronte kurrë ishte numri i madh i qytetarëve që kanë nderuar njeriun, që më shumë se kushdo në vend ishte një pionier i fjalës së lirë dhe krijoi një media kombëtare, për të cilën shqiptarët krenohen në mbarë botën.
Me mijëra njerëz të medias, politikanë, miq dhe dashamirës kanë shprehur ngushëllimet e tyre në shenjë respekti për Presidentin e "Top Medias", Dritan Hoxha. Qindra gazetarëve, redaktorëve, artistëve dhe punonjësve të tjerë të kompanisë së "Top Media"-s iu bashkuan mesditën e djeshme, për të shprehur ngushëllimet, edhe qindra gazetarë dhe kolegë të mediave të tjera vizive e të shkruara. Për të marrë pjesë në këtë humbje të madhe të familjes dhe kolegëve të Dritan Hoxhës, ishin në mjediset e "Top Channel" edhe politikanë e zyrtarë të institucioneve të ndryshme shtetërore. Ata kanë shprehur dhembjen e tyre për këtë humbje të madhe të njeriut më të shtrenjtë për familjarët e tij, për kolegët dhe njerëzit, me të cilët Tani ndërtoi dhe bëri realitet një ëndërr për gjithë botën e medias vizive, që humbi njeriun guximtar dhe krijues. Kolegët tanë të mediave vizive, por edhe të shkruar, ishin dje për të bërë homazhe dhe për të qenë pranë në këtë ditë të vështirë për të gjithë ne. Vargut të gjatë të njerëzve të prekur nga dhimbja për ndarjen nga jeta të Dritan Hoxhës, iu bashkuan edhe qytetarë të shumtë të Tiranës.
Presidenti Topi
Në orën 14.18 në mjediset e "Top Channel" mbërriti edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Ai deklaroi se "veç humbjes së një njeriu, është edhe humbja e dikujt që ka kontribuar shumë në vitet e Shqipërisë moderne në futjen e një imazhi të ri në media, teknologji dhe informacion". "Iku një njeri në radhë të parë, iku një personazh i njohur i jetës mediatike, një njeri që ka kontribuar shumë në vitet e Shqipërisë moderne, për futjen e imazhit të ri në media, në teknologji dhe informacion dhe pa dyshim kjo është një humbje dhe dhimbje për të gjithë. Me këtë rast i shpreh ngushëllimet e mia, familjes në radhë të parë, shoqërisë dhe të gjithë ‘Top Medias‘, tha Topi.
Ish-presidenti Moisiu
Për të ngushëlluar familjen e Presidentit të "Top Media"-s, Dritan Hoxha, ka qenë dje në 14.30 edhe ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu. Ai bëri homazh para arkivolit me trupin e pajetë të Dritan Hoxhës dhe ngushëlloi familjen e tij për këtë humbje të madhe.
Rama
Homazhe për të ngushëlluar familjen e Presidentit të "Top Media"-s, Dritan Hoxha, ka zhvilluar dje, rreth orës 13.30, edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Kryetari Rama ka qenë i shoqëruar nga deputetët e grupit parlamentar të PS-së, të cilët bënë homazhe pranë trupit të tij.
Meta
Familjen e Presidentit të ndjerë të "Top Media"-s e ka ngushëlluar dje rreth orës 14.00 edhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta. Ai ishte i shoqëruar nga deputetët e grupit parlamentar të LSI-së.