Pensioni, kushtet per nenat me shume femije e invalidet Sonila Isaku
Grate te cilat kane lindur me shume se 6 femije dhe kane 30 vite pune te siguruara mund te perfitojne pensionin e pleqerise qe ne moshen 50 vjec. Ky eshte kushti kryesor qe parashikohet ne ligj, nderkohe qe percaktohet se femijet duhet te jene te rritur mbi 8 vjec.
Pensioni
Masa e pensionit te plote te pleqerise si nene me shume femije perbehet nga nje shume baze dhe nga nje shtese. Shuma baze e pensionit iu jepet te gjithe personave te siguruar. Shtesa qe iu jepet personave te punesuar eshte 1 per qind per vit sigurimi shumezuar me bazen mesatare te vleresueshme, qe i siguruari ka arritur nepermjet kontributeve, gjate gjithe historise se tij kontributeve. Shuma e pergjithshme e pensionit do te jete jo me shume se dyfishi i shumes baze, ose 75 per qind e pages neto mesatare te 3 viteve rresht, ne 10 vitet e fundit te punes te personit te siguruar, cila te jete me e vogel. Pensioni baze percaktohet me VKM. Nje nga vecorite kryesore te pensionit si nene me shume femije ne fshat ka disa vecori, ku perfituesi i ketij pensioni ne qofte se ka pune ne shtet dhe ne ish-kooperativat bujqesore, do te perfitoje pension pleqerie fshati, si nene me shume femije. Me plotesimin e kushteve per pensionin si nene me shume femije dhe ne qofte se ploteson kushtet per pension shteti, pra ka mbi 17 vjet e 6 muaj periudha sigurimi ne shtet, ka te drejte qe te kerkoje pension pleqerie te plote ose te pjesshem, sipas rastit.
Invalidet
Nese nje person eshte i paafte per te kryer cdo lloj veprimatrie ekonomike dhe ka gjymtime te forta fizike (duke perfshire verbimin), ka te drejte te marre pension invaliditeti. Ky pension merret i plote kur personi i siguruar qe ka plotesuar periudhen minimale te sigurimit, e cila eshte e barabarte me gjysmen e diferences se moshes se personit te siguruar, ne kohen qe behet i paafte dhe moshes 20 vjec. (Per shembull, nese personi qe eshte bere invalid eshte 38 vjec, per te perfituar pension te plote invaliditeti i duhen 38-20/2=9 vite sigurim). Kusht tjeter eshte se ky person te kete te humbur plotesisht aftesine per pune, jo per shkak te aksidentit ne pune apo semundjes profesionale. E drejta per te perfituar pension invaliditeti te plote fillon pas mbarimit te periudhes 6 mujore te trajtimit me raport mjekesor per paaftesi te perkohshme ne pune. Vleresimi nga KMCAP duhet te behet ne muajin e peste ose te gjashte, para perfundimit te kesaj periudhe. Masa mujore e pensionit te plote te invaliditetit perbehet nga pensioni baze dhe nga nje shtese pensioni qe llogaritet si pensioni i pleqerise. Shuma baze e pensionit iu jepet gjithe personave te siguruar. Shtesa qe iu jepet personave te punesuar, eshte 1 per qind per vit sigurimi shumezuar me bazen mesatare te vleresueshme, qe i siguruari ka arritur nepermjet kontributeve gjate gjithe historise se tij kontributive. Shuma e pergjithshme e ketij pensioni do te jete jo me e madhe se dy here pensioni baze, ose 80 per qind e pages mesatare neto te vitit te fundit, cila te jete me e vogel. Kur perfituesi i nje pensioni te plote te invaliditetit behet i paafte dhe ka nevoje per nje kujdesje te vazhdueshme nga nje person tjeter, sipas percaktimit te KMCAP-it, atij i jepet nje pagese shtese prej 15 per qind te bazes se vleresueshme. Ne rast se ky person ka femije ne ngarkim deri ne moshen 18 vjec ose deri ne moshen 25 vjec kur vazhdon studimet e larta me shkeputje nga puna, do te marre nje te ardhur shtese familjare per cdo femije ne masen 5 per qind te pensionit baze, por jo me shume se 30 per qind e tij.
Dokumentacioni per pension si nene me shume femije
Dokumentat qe vertetojne moshen dhe identitetin:
Fotokopje e leternjoftimit elektronik, ose certifikate lindjeje me fotografi;
Certifikate e gjendjes familjare;
Certifikate martese (vetem per aplikueset femra);
Dy cope fotografi.
Libreza e punes;
Vertetim per vjetersine ne pune dhe llojin e saj;
Vertetim per periudhen e sigurimit, e leshuar nga zyra e arkivit prane Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore per punedhenesit, te punesuarit, te vetepunesuarit, te vetepunesuarit ne bujqesi dhe te siguruarit ne menyre vullnetare, si dhe te siguruarit sipas VKM;
Vendim gjykate per njohje te vjetersise ne pune (nese shikohet e arsyeshme);
Vertetim i vjetersise ne pune per ish-anetaret e kooperativave bujqesore, para vitit 1992;
Vertetim i Deges Ushtarake per periudhen e kryerjes se sherbimit te detyrueshem ushtarak (per kerkuesit meshkuj);
Vertetim-tip i vjetersise ne pune per ushtaraket;
Fotokopje e noterizuar e diplomes se shkolles se larte per kerkueset femra (kur kane mbaruar studimet e larta, me shkeputje nga puna);
Cdo dokument tjeter justifikues, qe verteton qenien ne pune;
Vertetim nga punedhenesi per profesionin dhe natyren e punes;
Keto dokumenta, per efekt perfitimi pensioni invaliditeti, do te pranohen kur personi nuk ka mbushur moshen e pensionit te pleqerise.
Vertetim page, sipas se ciles eshte derdhur kontribut per periudhat e sigurimit qe nga 01.01.1994 deri ne momentin e shkeputjes nga puna, sipas formularit tip (nese ka punuar dhe ka derdhur kontribute per periudhat pas dates 01.01.1994);
Vertetim i pages mesatare neto, per vitin e fundit te punes;
Dokumente shtese per pension invaliditeti
Flete-drejtimi per ne KMCAP, leshuar nga institucione shendetesore me shtreter, (Spital), shoqeruar me flete-dalje nga spitali, ekzaminime e dokumente te tjera plotesuese, te kerkuara kur del per here te pare ne KMCAP;
Flete-drejtimi nga KML per ato gjendje shendetesore, qe nuk jane objekt trajtimi ne spital, sipas percaktimit ne Rregullore;
Epikrize percjellese, leshuar nga mjeke specialiste, apo konsulta e shoqeruar me ekzaminimet e nevojshme. Kur del per rikontroll duhet shoqeruar me ekzaminimet perkatese zyrtare;
Kartela personale dhe libri i shendetit per te vertetuar ecurine e semundjes, ndjekjen dhe trajtimin mjekesor me ilace;
Flete-drejtimi per KMCAP, qe verteton rendimin e gjendjes shendetesore, e vlefshme per KMCAP, para afatit te rikontrollit
Raport mjekesor leshuar nga Komisioni Mjekesor, qe percakton gjendjen shendetesore dhe aftesine per pune (para fillimit te punesimit ose te perfshirjes ne cdo skeme sigurimi);
Raport mjekesor i lirimit nga ushtria, leshuar nga KMU prane SQU, per ushtaret qe behen invalide gjate sherbimit ushtarak;
Vertetim per pagesen e paaftesise per pune, shkaktuar nga nje semundje e pergjithshme (per punemarresin).