E Diel, 1 Nëntor 2026

Ali Podrimja: Perballemi me krim kulturor! Vera Pelaj

Cila kohe eshte koha e fillimit te shkrimeve?
Kam filluar te shkruaj qe ne vitet ’60. Poezine e pare e kam botuar ne revisten letrare “Jeta e re”, ne numrin 4 te saj, ne vitin 1957. Por, puna ime me e dendur dhe qe ishte me e vrullshme, fillon nga vitet ’60. Atehere isha nxenes i gjimnazit te Gjakoves dhe me kujtohet si sot, pas disa numrave qe ishin botuar te “Jeta e re”, qe mbarte Esad Mekuli, te cilin une e kam quajtur ne shkrimet e mia diskurseve, edhe “Engjelli im mbrojtes”, me luti te dergoje nje poeme per Kosoven. Une vetem e kisha shkruar poemen, e cila kishte hasur ne keqkuptim te organet e pushtetit te atehershem. Dhe keshtu, ata i kishte kapur tmerri, shkaku i nje vargu, i cili gjendet ne poeme, “Kosova eshte gjaku im qe nuk falet”. Do te thote, para 50 vjeteve, e kisha thene kete varg dhe si nxenes isha bere problem per shtetin e atehershem. Prandaj, ate kohe, veshtire se do ta harroj ndonjehere, sepse ishte me shume te papritura.
Me cfare problemesh u ballafaquat per shkak te shkrimeve tuaja ne ate kohe?
Problemi kryesor ishte poema por, pas poemes kisha botuar edhe disa poezi te tjera. Posacerisht problem me kishte sjelle edhe poezia “Bukuria”. Per kete poezi me thonin, kush eshte ai fqinji yt, qe ende nuk e ke takuar? Ne ate poezi kisha nje varg qe thoja: “Zgjata doren ta kepus lulen, mos, me tha fqinji im”. Fjala ishte per bukurine dhe miresine ne jete por, ata (pushteti i atehershem) e kuptonin krejt ndryshe. Ata e kuptonin nga rrafshi politik dhe me thonin se ke menduar per Shqiperine. Une nuk mund te thosha se ishte ashtu, sepse mund te denohesha, ashtu sic kishin parapare ata. Mirepo, megjithate, mua me perjashtuan nga gjimnazi dhe une u detyrova qe privatisht ta mbaroj gjimnazin “Hajdar Dushi” ne Gjakove. Drejtori im i shkolles ishte Ibrahim Zherka, i cili ka qene nje njeri zoteri, historian dhe njeri diplomat. Me behej se ai me lexonte ne sy dhe pergjigjet e mia atij i pelqenin. Atij i pelqente qe une deshiroja t’ju bishtnoj gjerave me te keqija. Posacerisht ishte ra ne hall Esad Mekuli, sepse Komiteti Krahinor i atehershem e kishte ftuar ne bisede informative dhe e kishte pyetur per poezine time. I kishin thene: “cka eshte kjo poezi, cka eshte ky varg “Kosova eshte gjaku im qe nuk falet”, sa vjet i ka ai poet qe e ka shkruar....?” Esadi, ishte pergjigjur se eshte djale i ri dhe kishte treguar qe jam gjimnazist. Mirepo, komiteti ne ate kohe, kishte thene se ky poet nuk mund te jete gjimnazist dhe se nese eshte keshtu, ai gjimnazist, nuk meriton qe ta vazhdoje shkollen me tutje. Ai qenka njeri i revoltuar, rebel etj. etj. Pas atyre bisedave, Esadi arrin ne Gjakove dhe gati sa nuk qante. Une i kerkova falje dhe i thashe: “Me fal baca Esad, une ashtu e shoh dhe mendoj se “Kosova eshte gjaku im qe nuk falet”. Te tjeret mund te thone qe Kosova nuk eshte gjaku i tyre, por gjaku im, eshte”. Ai filloi te shqetesohet dhe me tha: “nese me degjon, nese me kupton dhe nese deshiron qe “Jeta e re” te mos mbyllet, a ben ta shkruash nje vjershe per Titon?” Une buzeqesha dhe i thashe: “baca Esad, une nuk kam qene ne lufte dhe as qe jam takuar me Titon. Nuk e di as cka te shkruaj”. Ai me tha, se do te jete mire edhe per ty dhe se do te sherbeje poezia per Titon ty, edhe si mbrojtje. Me kujtohet, se me te ishte edhe Nehat Islami. Nehatin e donte shume dhe te dy bashke kishin ardhur te une ne Gjakove, me qellim qe te me bindnin qe te shkruaja nje poezi per Titon. Iu thashe se nuk di ta shkruaj ate poezi. Esad Mekuli me tha: “shkruaj ti tre-kater rreshta, e une i rregulloj”. I thashe se atehere nuk eshte poezia ime. Me tha: “te lutem, ose duhet ta shkruash nje poezi per Titon, ose perndryshe do te na mbyllin revisten “Jeta e re”. Atehere ishte gjalle Dushan Mugosha. Ne ate kohe, degjoheshin nga pak edhe shqiptaret por, ai i kishte nen komande te gjithe. Baca Esad nga ai kercenohej, por une baces Esad i thashe: “per bese nuk di te shkruaj poezi per Titon”, por ai me tha: “per hatrin tim, duhet ta shkruash”. U binda dhe e shkrova poezine, por jo aq te gjate. Dhe ai me tha se do t’ia vinte titullin vete. I thashe, mbasi ndodhi kjo pune me poemen time dhe pasi deshiroj qe une te mos jem shkaktar per mbylljen e revistes “Jeta e re”, po e ve ne peshoje edhe nderin tim dhe i thashe se une nuk mund t’i shoh lotet e tu. Me tha: “mire, dhe keshtu do te bejme”. Mirepo, ajo poezi ne gjuhen shqipe kishte kaluar shume mire dhe udheheqesit shqiptare thonin per mua se ky qenka djale i mire, ne i paskemi ra ne qafe etj., etj. Por, poezia ime, perkthehet ne gjuhen serbe, me rastin e ditelindjes se presidentit te atehershem te Jugosllavise, Titos. Ata duhej patjeter te shihnin se cka kane shkruar shqiptaret, sllovenet, kroatet, maqedonet etj., dhe e bejne nje antologji. Ne ate antologji, e perkthejne edhe poezine time. Poezi per Titon kishte nga te gjithe poetet e Kosoves, duke u nisur nga Enver Gjergjeku, Rrahman Dedaj, e nga te gjithe sepse koha ishte e tille dhe nuk mund t’i bishtnoje punes atehere sepse ne ate kohe, themelohej edhe Universiteti, krijohej edhe Akademia e shume institucione te tjera, e te vinte turp ta pengoje, prandaj eshte dashur qe ne njefare menyre, te besh loje edhe me fatin tend edhe me fatin e shoqerise. Dhe, e marrin ate poezine time per Titon, e analizojne dhe perseri thone se, ky njeri eshte tallur me ne sepse ne poezi e ka vargun “Trimi im”. Kur i drejtohesh dikujt me “Trimi im”, eshte pezhurativ dhe ata thone se ky i thote Titos “Trimi im”. Sekretari i Fadil Hoxhes me thote: “na trego pse e ke shkruar kete poezi dhe kete varg?!” Une i pata thene: “i kam thene trimi im, asgje tjeter”. Ai me thote: “jo, ky varg eshte shkruar ne menyre pezhurative”. Une iu pergjigja: “jo, jo. Une kam menduar se eshte trimi im dhe asgje tjeter”. Dhe me kaq u mbyll ai proces rreth asaj poezie. Mirepo, Esadin, vertet e kam pasur nje “engjell mbrojtes”, sepse ai me ka mbrojtur shume shpesh dhe vertete me ka ndihmuar shume.
Deri tani na treguat per problemet qe i keni pasur ne te kaluaren per shkak te krijimtarise tuaj. A mund te keni probleme edhe tani p.sh. me poezine “Zero” qe e keni shkruar ne vitin 2004, meqenese edhe kjo poezi eshte per korrupsionin?
Krijuesi, eshte turp te heshte para korrupsionit. Eshte turp te heshte para injorances dhe para te keqes, qe mund ta kaploje shoqerine. Kam pershtypjen, qe ai sindromi i Shqiperise, ka kaluar edhe tek ne. Tani neve, na kane kapluar keto “Zerot”, e ato zero ne realitet, mund te ishin kafshate e shume njerezve te varfer. Nuk ka asnje funksionar sot, nga me i vogli e deri tek ai me i madhi, qe nuk i ka disa makina. Ato makina jane bere tmerr per opinionin, per ata qe cdo dite enden me duar ne xhepa. E kjo eshte e turpshme. Mirepo, krijuesi duhet ta luftoje kete, duhet t’u tregoje njerezve, kur nje popull sic jemi ne, ende kerkon veten, kur nje shoqeri ende bredh ne nje hapesire ballkanike dhe ende nuk e ka marre veten ne dore, e jo te tregohesh nje shoqeri e pasur, kur je nje shoqeri e varfer. Shikoni vetem sa universitete private jane ndertuar ketu, e ndertimi i gjerave private ka vetem qellim perfitimin, e asgje tjeter. Studentet me te dobet jane neper universitete private. Por edhe profesoret ne universitetin shteteror, jane te hutuar sepse ngasin edhe neper universitete private, ne te gjitha anet sepse ngasin per perfitime. Une shoh shume intelektuale qe jane ne nivel e qe kane emer por, ata nuk bejne ashtu, sepse turperohen pikesepari nga familja e vet dhe nga vete populli.
UCK-ja, e ka pasur per betim vargun tuaj “Kosova eshte gjaku im qe nuk falet”. Si e ndieni veten per kete nder?
Per mua ky ka qene nder sepse shume nga ata te rinj qe dolen neper male dhe kapen pushket per ta mbrojtur dinjitetin dhe Kosoven i kam njohur. Per mua eshte interesant edhe nje rast ne Tirane, ku ishte mbajtur nje demonstrate e madhe ne vitin 1998, per lirine e popullit te Kosoves. Dritero Agolli, sic e ka zakon ai me ate humorin e vet, me tha: “Ali, na ke bere telashe”. E pyeta: per cka? Me tha, qindra vete e kane mbajtur vargun tend lart dhe kane bertitur: “Kosova, eshte gjaku im qe nuk falet”. Une i thashe se nuk kane bere gabim, mire kane bere. Edhe i thashe, ky eshte nder per mua. Edhe ky varg i imi qe ka qene per betim te luftetareve te UCK-se, eshte nder per mua.
Ne cilesine e poetit kombetar, ju e keni perfaqesuar poezine kosovare neper festivale te ndryshme. Nje nder keto festivale ka qene edhe Festivali Interkontinental i Artit dhe Letersise. Cili ishte roli i juaj, ne kete festival?
Une kam qene ne shume manifestime te tilla dhe kam pasur shume takime me poete. Ne takime te tilla, cdo krijues mund te kontribuoje per ceshtjen shqiptare. Mund te kontribuoje per shumecka, mirepo, takimet e Mediteranit jane nder takimet me te medha qe mbahen cdo vit ne Evrope. Aty kane marre pjese edhe miqte e mi, Fatos Arapi, Agron Tufa, Visar Zhiti etj. Me ftuan dhe une shkova.
Kishit thirrje direkte nga Roma?
Po, direkte. Mirepo, ishte shume qesharake per mua, qe ne ato takime ishte edhe nobelisti kinez, per te cilin une kisha shkruar shume keq. Inatosesha se si nje krijues kinez, per te cilin nuk kisha degjuar kurre, ishte nderuar nga Stokholmi me cmimin Nobel. Dhe duhet ditur se secili intelektual duhet ta mbroje intelektualin e vet, e jo t’i shkele vlerat e veta. D.m.th. eshte e turpshme. Une edhe sot kur i shoh intelektualet qe grinden mes vete, mua me vjen turp, sepse ne secili kontribuojme ne menyren tone per ceshtjen kombetare, per kulturen kombetare dhe per afirmimin tone. Ato takime kane rendesi shume te madhe per afirmimin e seciles kulture, te seciles letersi. Kryesisht aty tubohen letersite e Mesdheut mirepo, ftohen edhe poete nga Kina, nga Vietnami, nga Australia, nga Amerika.
A do te mund te organizohej ne Kosove nje festival i poezise, cfare eshte Festivali Interkontinental i Artit dhe Letersise ne Rome?
Ne kemi pasur Mitingun e Poezise qe eshte mbajtur afer 50 vjet ne Gjakove dhe mbahet ende. Por, krijuesit filluan te grinden me veti. Ka mbetur Lidhja e Shkrimtareve te Kosoves, por u formua edhe Pen Qendra e Kosoves. Realisht, organizator i Mitingut te Poezise ne Gjakove ka qene Klubi Letrar “Gjon Nikolle Kazazi”. Atehere Gjakova ishte shume e forte ekonomikisht dhe Gjakova e financonte, mirepo e ndihmonte edhe Ministria per Kulture. Tani me duket se jane harxhuar fjalet ne mesin e krijuesve, u harxhuan xhepat dhe pasuria per te mbajtur nje manifestim te tille. Tani vazhdimisht manifestimet tona duken te zbehta. Nuk te merr malli edhe te marresh pjese, sepse nuk e kane ate bukurine qe e kane pasur dikur. E mbaj mend qe ate kohe vinin poete jo vetem nga Kosova e Shqiperia, por edhe nga e tere bota. E tani shkaku i mjeteve, nuk kemi mundesi t’i therrasim. Tani mblidhen vetem poetet e Kosoves, ata qe deshirojne te shkojne. Perndryshe jeta letrare ne Kosove vjen vazhdimisht duke u varferuar. Dhe kjo eshte nje nga te zezat me te medha, qe e ka plagosur letersine shqipe.
Sa jeni i kenaqur me Ministrine e Kultures, me ate qe ju ofron shkrimtareve?
Ministria e Kultures, mire qe ekziston dhe mire qe ka njerez te kultures aty, por Ministria e Kultures duhet te kete edhe mjete me shume. Mjete me shume sepse nese kjo ministri nuk financon revista, nese nuk financon fletushka letrare, nese nuk financon manifestime te ndryshme letrare, nese nuk i ofron dhe i bashkon krijuesit, atehere nuk eshte ne funksion te kultures. Kjo ministri kurre nuk ka pasur me pak para se tani. D.m.th., shumicen e mjeteve qe i marrin ata, i shfrytezojne per te paguar personelin qe punon aty. D.m.th. mjetet tjera qe mbesin aty, jane te pakta per nje zhvillim normal te kultures ne pergjithesi tek ne.
Nga kendi juaj, si e keni shikuar polemiken Qosja-Kadare?
Ajo polemike qe ka ndodhur ne mes ketyre dy krijuesve, ndoshta ata i ka demtuar me se shumti, sepse ka qene shume e acaruar dhe nje polemike e tille, ka ndodhur nje kohe kur Kosova ende nuk e kishte shpallur pavaresine dhe nuk dihej ende se cka po behej me te. Ndoshta do te ishte me mire te heshtnin, mirepo, ata te dy jane krijues dhe e kane thene mendimin e tyre. Eshte mire qe e kane dhene mendimin e tyre, mirepo nuk eshte mire kur e shkelin njeri-tjetrin. Kjo eshte me e dhimbshme.
Sa jeni i kenaqur me poetet e rinj?
As poetet e rinj nuk kane sot hapesire ku mund te botojne dhe ku mund te paraqiten per arsye se mungon shumecka. Mua me vjen keq qe shumica e poeteve te rinj, bredh ne margjina. Nuk gjen vend sepse nuk i ofron shoqeria. Shoqeria eshte fajtore per kete dhe shumecka tjeter. Shoqeria duhet ta dije se nje popull duhet ta kete nje kulture te madhe. Me ate kulture, duhet t’i prije edhe shume programeve kombetare dhe t’u prije edhe shume projekteve kombetare. Nuk mund te bejne projektet kulturore njerezit qe jane jashte sferes se kultures.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›