E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionimi i Beckhamit me këpucë sportive të veçanta

Ish ylli i albionëve dhe i disa skuadrave të nojhura, David Beckham do të pensionohet sonte dhe jo javën e ardhshme siç ishte planifikuar më parë.

Ylli i PSG-së ndeshjen e fundit do ta luaj sonte ndaj Brest dhe ai për këtë ndeshje lamtumire do të mbathë këpucë sportive të veçanta, me ngjyra patriotiek, kuq e bardhe e blu dhe me emrat e fëmijëve të tij,dhe me inicialet e emrit te gruas së tij Victoria, dhe me datën e sontme 18/5/13.

Në ndeshjen e sontme lamtumirëse nga futbolli profesionist do të jenë të pranishëm edhe familja e tij, dhe siç Beckhami "Ky do të ishte një moment shumë i veçantë për të, dhe se e falënderon sponzorin e tij, Adidasin për këto këpucë shumë të veçanta".

Vlen të theksohet se Beckhami mbathë këpucët e Adidasit që nga 1996,që e bën atë ndër klientët me kontratën më afatgjatë me Adidasin.

Më poshtë mund të shihni edhe intervistën që David Beckham dha për Sky Sportin,ku sqaron shumë gjëra për pensionimin e tij nga futbolli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›