Mancini blen faqen e gazetës, ja arsyeja

Në krye të pankinës së Manchester City-t rishkroi historinë duke e kthyer skuadrën te titulli kampion në Premier League, i cili mungonte që prej vitit të largët 1968. Dhe Roberto Mancini, pasi u shkarkua nga drejtuesit e "Citiziens", ka dashur të falenderojë publikisht dhe në një mënyrë krejt të veçantë tifozët e skuadrës angleze.
Tekniku italian ka blerë faqen e të përditshme lokale "Manchester Evening News", në të cilën ka shkruar: "3 vite të paharrueshme. Do të jeni gjithmonë në zemrën time. Ciao, Roberto Mancini"