E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaqiri, jo në planet e Guardiolës

Bayern Munchen pritet të largojë nga skuadra yllin kosovar, Xherdan Shaqiri. Sipas portalit të njohur zviceran, "fusball.ch", bavarezët do të largojnë fantazistin nga Gjilani në formë huazimi për një sezon pasi nën urdhërat e Pep Guardiolas, ai nuk pritet të ketë hapësirat e duhura.

Për shërbimet e Shaqirit, interesim kanë shprehur tri skuadra të njohura në Bundesligë, si Borussia Dortmund, Borussia Munchegladbach dhe Eintracht Frankfurt, ndërsa në Angli interesim për "Shaqën", shpreh Liverpool.

Që prej transferimit në "Allianz Arena", Xherdan Shaqiri ka luajtur 37 ndeshje ku ka shëniar tetë gola dhe ka dhënë 13 asiste./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›