Pensionistja kthen paratë e drogës në biznese

Përmes shtetasit shqiptar të dënuar në Britaninë e Madhe për trafikim droge dhe familjarëve të tij në Fier, Prokuroria e këtij qyteti ka zbuluar një aktivitet kriminal të pastrimit të parave.
Familjarët e shtetasit Fatos Hamzaraj, nëpërmjet transaksioneve të dyshimta kanë arritur të krijojnë një pasuri të patundshme dhe llogari bankare në shuma të tilla që nuk i justifikojnëme mjetet efektive financiare
Vetëm në emër të nënës së Fatos Hamzaraj, me statusin pensioniste, janë regjistruar një pikë karburanti, lokal, palestër dhe apartament, të cilat janë në përdorim nga vëllezërit e personit të ndaluar në Angli, përkatësisht, Tani Hamzaraj dhe Arsen Hamzaraj.
Gjithashtu, në emër të nënës së tyre, Teferi Hamzaraj, janë krijuar llogari bankare në tre banka të ndryshme, nëpërmjet të cilave janë qarkulluar shuma në disa qindra mijëra euro, të depozituara nga bashkëpunëtorë të djalit të saj në Angli.
Nga provat e administruara rezulton se Fatos Hamzaraj ka sjelle vazhdimisht ne Shqipëri para, që nuk i ka deklaruar me qëllim për të pastruar origjinën e tyre. Dyshohet se aktiviteti i tij i trafikimit të drogës ka vijuar dhe nga burgu ku ai ndodhet në izolim.
Burimi i këtyre te ardhurave rezulton te jete trafikimi i lendeve narkotike. /albeu/Indeksonline/