E Diel, 1 Nëntor 2026

Pensionohet Smicer

Ish përfaqësuesi i Republikës Çeke, Vladimir Smicer, ka vendosur të përshëndetet nga futbolli për shkak të lëndimeve të vazhdueshme.

Këtë lajm e ka konfirmuar vet futbollisti 36 vjeçar i Slavia Pragës. Nuk mund ta ndihmoj më Slavian. Nuk mund të jem më 100 për qind, edhe pse koka dhe zemra ime do të dëshironin të vazhdoj, tha ish futbollisti i Lens, Bordeaux e Liverpool, i cili me Kombëtaren çeke pati 81 paraqitje dhe shënoi 27 gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›