Liverpuli nuk di të fitojë, vetëm 2-2 me Birmingamin
“The Reds” kaluan të parët në epërsi me anë të David Ngog në minutën e 12-të. Por Benitez në të 26-tën dhe Zherom në minutën e fundit të kohës së rregullt (një supergol nga rreth 35 metra), përmbysën rezultatin, duke i çuar miqtë në dhomat e zhveshjes me avntazhin e një goli.
Por kapiteni Stivën Zherrard riktheu barazpeshën në minutën e 71-të, pasi shndërroi në gol një penallti të dyshimtë të fituar nga Ngog. Në minutat e mbetura vendasit përpiqen të gjejnë golin e fitores, por nuk kanë qetësinë e duhur në finalizim.
Kështu, përfundon 2-2 dhe të dy skuadrat ndajnë nga një pikë. Buzëqesh Birmingami, ndërkohë që barazimi vjen i hidhur për Liverpulin, që nuk arrin të gjejë fitoren as në kampionat. Tashmë ekipi i drejtuar nga Rafa Benitez renditet në vendin e shtatë me 19 pikë, 11 më pak se kryesuesit e Çelsit.