E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimoviç lë Kombëtaren?

Zlatan Ibrahimoviç nuk është i sigurt nëse do të vazhdojë të luajë më për Kombëtaren suedeze. Këtë e ka bërë të ditur selektori i ri i ekipit skandinav, Erik Hamren.

Ai nuk është i sigurt se çka do të bëjë me Kombëtaren, dhe derisa nuk do të vendosë për këtë, unë nuk do ta ftoj. Ai më ka thënë se ky vendim nuk do të kishte lidhje fare me ndërrimin e trajnerit, ka thënë trajneri suedez në një konferencë për shtyp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›