E Diel, 1 Nëntor 2026

Pentagoni ndihmon francezët në Mali

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka rënë dakord për të kryer misione ajrore ri-furnizimi për aeroplanët luftarakë francezë, të cilët po marrin pjesë në luftën kundër militantëve islamikë në Mali.

Nga Pentagoni është bërë e ditur se çështja e ndihmës u diskutua përmes një thirrje telefonike të realizuar në mes të sekretarit të Mbrojtjes Leona Panetta dhe ministrit të Mbrojtjes së Francës, Jean-Yves Le Drian.

Shtetet e Bashkuara tashmë kanë ndihmuar në transportimin e trupave franceze për në shtetin perëndimor të Afrikës dhe sigurimin e inteligjencës.

Në deklaratën e Pentagonit thuhet se Ëashingtoni mbështet “ përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar, për të pamundësuar një qëndrim të sigurt të terroristëve në Mali”.

Trupa franceze dhe të Malit gjatë ditës së diel raportohet se kanë marr në kontroll bastionin e islamikëve, Gaon.

Forcat e kryesuara nga francezët po avancojnë drejt qytetit verior Timbuktu, ndërsa vazhdojnë ofensivën e tyre kundër kryengritësve islamikë.

Avancimi vjen në kohën kur liderët e Unionit Afrikan takohen për të diskutuar dërgimin e ushtarëve të tjerë në Mali.

Militantët islamikë pushtuan veriun e vendit vitin e kaluar, por që prej ndërhyrjes së francezëve në fillim të muajit, kanë humbur terren dhe janë tërhequr nga disa zona./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›