E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vajza e Ukshin Hotit reagon kundër Thaçit

Vajza e Ukshin Hotit, Erleta nuk është ndarë e kënaqur se vëllai i saj rradhitur në terrenin e PDK-së. Prezantimi i djalit të Ukshin Hotit në Konventën e PDK-së i duket asaj shfrytëzim nga kjo parti, pikërisht nga vetë kreu Hashim Thaçi.

Këtë e ka thënë publikisht përmes një reagimi. 
Më poshtë reagimi i plotë i saj: 

REAGIM:
Nuk dyshoj se kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaçi do të ndjehej krenar, nëse pas 20 vjetesh partia e ardhshme politike në pushtet do ta shfrytëzonte femijën e tij për interesa partiake. E aq me pak nëse larg qoftë, ky kryeministër më nuk do të ishte gjallë. Do të ishte më e drejtë që qeveria e tij të kontribuonte në mënyrë ligjore në familjen e deshmorit të kombit Ukshin Hoti.

Dua ta theksoj fuqishem se: Mendimet dhe vizionet politike rreth shtetkrijimit të Kosoves, Ukshin Hoti i ka shfaqur si analist politik e kurrsesi si politikan. As edhe në kohën kur ishte anetar i LDK-së, përkrahës i luftës apo edhe lider i UNIKOMB-it.

Asnjë pasardhësi apo të afërmi të tij, nuk na takon të flasim në emër të Ukshin Hotit, e aq më pak të bëjmë krahasime dhe ngjashmëri në mes të vizionit të tij si politolog i viteve 70-90, si dhe vizionit të ndonjë politikani të sotëm.

Me respekt,
Femija i parë i Ukshin Hotit - Erleta Hoti
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›