Kapen 122 kg drogë në Maqedoni

Doganierët e Maqedonisë sot në vendkalimin Tabanoc me Serbinë kanë zbuluar 122 drogë të llojit marijuanë në autobusin e linjës Strugë – Vjenë.
Drejtoria e Doganave e Maqedonisë bëri të ditur se droga është gjetur rreth orës 11.00, gjatë kontrollit të autobusit që kishte si destinacion Vjenën e Austrisë, informon INA.
Pas kontrollit të detajuar të autobusit, droga u gjet në një konstruksion të rregulluar në pjesën e epërme të autobusit.
MPB ka ndërmarrë të gjitha masat për të zbardhur detaje të tjera mbi këtë rast të trafikimit të lëndëve narkotike dhe dyshimet për persona të tjerë të përfshirë. Drejtoria e Doganave njoftoi gjithashtu se nesër pritet të jap detaje mbi konfiskimin e kësaj sasie të madhe të drogës./Indeksonline/