E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pentagoni, projekt per rekrutimin e emigranteve

Shume shqiptare me banim ne SHBA do kene mundesine te punesohen ne strukturat e Pentagonit.

Ne nje artikull te botuar ne agjencine e lajmeve "Associated Press", thuhet se, "ne perpjekje per te gjetur mjaftueshem doktore, infermiere dhe njohes gjuhesh per te mbeshtetur luften, Pentagoni do te rekrutoje perkohesisht te huaj, te cilet kane jetuar ose jetojne ne SHBA si studente, apo punetore me viza, si refugjate, apo me statusin e azilit politik".


Ne kete shkrim, agjencia prestigjoze citon sekretarin amerikan te Mbrojtjes, Robert Gates, i cili ka autorizuar ushtrine, marinen, forcat ajrore dhe Trupat Marins te SHBA-se qe te rekrutojne nje seri rezidentesh te legalizuar, te cilet kane aftesi gjuhesore dhe njohuri mjekesore, duke perdorur per here te pare nje ligj qe eshte miratuar tre vjet me pare.


Plani "Gates" mundeson fillimin e nje programi pilot njevjecar, per gjetjen e me shume se 1 mije te huajve, qe kane jetuar ne Shtetet e Bashkuara ne menyre legale per te pakten dy vitet e fundit, me tipa te ndryshem vizash te perkohshme.

Rekrutet e rinj ne Forcat e Armatosura do te perfitojne trajtim te pershpejtuar ne procesin e marrjes se nenshtetesise amerikane, ne kembim te sherbimit ushtarak ne kohe lufte, ne Shtetet e Bashkuara ose jashte saj.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›