Pep Guardiola: Moment i vështirë për Aguero

Pep Guardiola foli në konferencën për shtyp në lidhje me momentin e vështirë që përjetoi Sergio Aguero, mes dëmtimeve, rinovimit dhe vdekjes së Diego Armando Maradona. Një lajm që mbërriti disa minuta pas ndeshjes së Champions kundër Olympiacos: “E pashë mirë, por ndikimi ishte i madh, veçanërisht për djalin e tij. Është normale, ai e njihte mirë Diegon, ai ishte gjyshi i djalit të tij. Situatë e trishtuar për familjen e tij, por ai është mirë, do të na japë disa momente të mira këtë sezon. Nuk është ende në gjendjen e tij më të mirë, por nuk mund të harrojmë se sa muaj ishte jashtë për shkak dëmtimi, pastaj u kthye dhe u lëndua përsëri. Unë kam qenë me fat sepse kam stërvitur lojtarë të pabesueshëm dhe Sergio është një prej tyre. Ai thjesht ka nevojë për pak kohë që të kthehet në majë. Rinovimi? Është një djalë që meriton shumë dhe ka nevojë për fjalë të sinqerta, për të mirën e tij dhe të klubit”.