E Enjte, 5 Nëntor 2026

Chelsea, Azpilicueta: T’i tregojmë Tottenham se kush është numri

Një rivalitet i gjatë ka vendosur të ringjallet në Stamford Bridge, në raundin tjetër të Premier League. Spurs do të bëjë një udhëtim të shkurtër në kryeqytetin anglez, duke e ditur se mund të çimentojnë pozicionin e tyre në krye të tabelës së klasifikimit. Por Chelsea, gjithashtu, mund të arrijë majën me një fitore, pasi aktualisht është vetëm dy pikë prapa kryesuesve.

Në një intervistë të dhënë për The Telegraph, mbrojtësi I Chelsea, Azpilicueta, ndër të tjera ka theksuar: “Ne gjithmonë përpiqemi të jemi skuadra më e mirë në Londër dhe duam të jemi në krye sepse kjo do të thotë që jemi numri 1. Kjo është ajo për të cilën ne luftojmë. Jemi në gjendje të mirë dhe shpresojmë se mund të përmirësohemi krahasuar me sezonin e kaluar dhe tani të arrijmë nivele më të larta”.

Përveç dëshirës për të fituar ndaj Spurs, Chelsea do t’i ofrohet një mundësi tjetër, për të marrë më të mirën ndaj ish-menaxherit Jose Mourinho. Azpilicueta, megjithatë, këmbëngul se prania portugezit nuk do të ofrojë ndonjë motiv shtesë për Blutë, pasi ata janë përballur me të në disa raste në të kaluarën e afërt: “Ky është futbolli. Unë mendoj se Jose ka një histori të shkëlqyer te Chelsea por, më pas, futbolli vazhdon. Ne kemi luajtur kundër tij kur ishte te Manchester United dhe tani ai është te Tottenham. Asgjë nuk ndryshon”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›