E Martë, 3 Nëntor 2026

Vora mund Besën, vendos Peralta

Në ndeshjen e fundit të javës së 12-të në Kategorinë e Parë, Vora ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në transfertë duke mundur Besën me rezultatin 1-0. Në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Luzit, vorakët kanë arritur të sigurojnë tri pikët në pjesën e dytë dhe pikërisht në minutën e 74-ët me golin e shënuar nga Perlata.

Me këtë fitore Vora ruan largësinë me kreun, ndërsa Besa zhytet akoma më shumë në zonën e rrezikut. Kujtojmë që renditja kryesohet nga Bylisi me 29 pikë, ndjekur nga Elbasani me 25 pikë.

KATEGORIA E PARE

JAVA 12

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›