E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pep Guardiola shmang pyetjen për Messi-n: Mendoj vetëm për Fulham

I intervistuar në konferencën për shtyp, në prag të sfidës me Fulham, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola i është shmangur pyetjes që ka të bëjë me të ardhmen e Lionel Messi-t. “Messi? Unë mendjoj vetëm për sfidën me Fulham, nuk i përgjigjem asnjë pyetja që ka të bëjë me lojtarët e skuadrave të tjera”.

Nesër do të jetë ndeshja e 700 në pankinë për trajnerin spanjoll. Pep ka komentuar: “Do të bëj dhe 700 të tjera e më pas do të tërhiqem. Kemi bërë gjëta të mrekullueshme së bashku, shpresojmë se do të bëjmë dhe në të ardhmen”.

Në këtë sfidë të radhës në Premier League, për skuadrën e City nuk do të jetë i pranishëm argjentinasi Aguero. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur trajneri spanjoll: “Po përmirësohet, është rikthyer të punojmë me ne, të shikojmë se kur do të rikthehet në fushën e lojës”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›