E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vonësa në shpërndarjen e kempeve në Bashkinë Kolonjë

Personat me aftësi të kufizuar dhe invalidët e punës në Bashkinë e Kolonjës nuk  e kanë marrë ende pagesën e muajit nëntor. Janë 431 individë që përfitojnë pagën e aftësisë së kufizuar dhe 473 atë të invalidit të punës. Burime të siguruara nga kjo bashki bëjnë me dije se dërgesat e listave janë të gjitha brenda afateve të përcaktuara por ka mungesë fondësh. Fondi për ndihmën ekonomike miratohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe nuk është nën kompetencat e Bashkisë. Gjatë këtij  viti, pranë zyrës  së ndihmës ekonomike dhe saj sociale, nuk ka pasur përfitues të rinj të personave me aftësi të kufizuar, si dhe nuk ka pasur largime për shkak të ndërprerjes së komisioneve gjatë periudhës së pandemisë. Ndërsa për invalidët e punës vihet re një lëvizje kostante e tyre, hyrjet e reja dhe daljet janë në numër të pandryshuar gjatë 6 mujorit të fundit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›