Pepe: Jemi në formë

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe po e shijon formën e shkëlqyeshme nëpër të cilën po kalon klubi spanjoll.
Përpos mbrojtjes, përfaqësuesi portugez mendon se edhe repartet tjera të ekipit të Jose Mourinhos po funksionojnë për mrekulli.
“Jemi në formë të mirë. Nuk po bën punë të mirë vetëm mbrojtja. Edhe mesfushorët dhe sulmuesit, gjithashtu. I tërë ekipi e ndihmon mbrojtjen. Edhe të rinjtë po e japin kontributin e tyre. Shpresoj që sulmuesit të shënojnë sa më shumë gola ndaj Villarrealit të mërkurën”, tha Pepe.