E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Kartat e identitetit,rëndësi për zgjedhjet

Lëvizja Socialiste për Integrim e cilësoi proçesin e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti, shumë të rëndësishëm për realizimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Petrit Vasili, tha gjatë një konference për shtyp, se "ky proçes është i rëndësishëm për realizimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Shqipëri". Në emër të LSI-së, Vasili i kërkoi qeverisë që për shkak të varfërisë, të bëjë të mundur pajisjen pa pagesë me karta indentiteti për disa kategori qytetarësh. "Për shkak të varfërisë ne i kërkojmë qeverisë të pajisë me karta identiteti pa pagesë, pensionistët në fshat dhe në qytet, studentët dhe nxënësit, personat që marrin pagesë papunësie, të papunët, etj", u shpreh Vasili. Sipas tij, "ky investim i qeverisë është i domosdoshëm për të sotmen dhe të nesërmen, sepse do të garantonte standardet e zgjedhjeve, duke u mundësuar të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në to".

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›