Peqin-Elbasan/ Hidhet nga furgoni gjatë lëvizjes, humb jetën 50-vjeçarja

Një 50-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është hedhur nga furgoni në rrugën Peqin-Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se 50-vjeçarja ka qenë duke udhëtuar në automjetin furgon që drejtohej nga një 30-vjeçar, në momentin që ka hapur derën e pasme të mjetit dhe është vetëhedhur.
Si pasojë e plagëve të marra, 50-vjeçarja ka ndëruar jetë. Policia ka shqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 09:00, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Papër, shtetasja M. Gj., rreth 50 vjeçe, ndërkohë që udhëtonte në automjetin furgon që drejtohej nga shtetasi S. T., 30 vjeç, dyshohet se ka hapur derën e pasme të furgonit dhe është vetëhedhur.
Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja M. Gj. ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
/rtsh.al/