E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peqin/ Emigrantja humb kontrollin, tre te plagosur

Drejtimi i gabuar i makines nga nje emigrante dyshohet te jete bere shkak i aksidentit me pasoje tre te plagosur rreth ores 22:00 te mbremjes se diel, ne aksin rrugor Sheze-Peqin. Rozana Cullhaj, 34 vjece, me banim ne Lac, duke drejtuar automjetin tip "Opel" me targe AHB 5847 eshte perplasur me automjetin tip "Renault", me targe PAB 4826, i drejtuar nga Lulzim Tabaku, 32 vjec, me banim ne Sheze. Si pasoje u lenduan drejtuesit e automjeteve dhe eshte plagosur rende Ramiz Cullhaj, 68 vjec, me banim ne Pajove te Peqinit, i cili udhetonte si pasagjer ne automjetin e drejtuar nga Rozana Cullhaj. Te demtuarit jane derguar ne spitalin e Elbasanit.

F. S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›