Elbasan/ Tentohet vjedhja e Metalurgjikut, nje kapet
Tentohet plackitja e uzines nr. 12 ne perberje te Kombinatit Metalurgjik. Mariglen Peshku, 22 vjec, me banim ne Katund te Ri, ne Elbasan, u prangos dje si i dyshuar se ne bashkepunim me Bujar Lleshanakun, 55-vjec, kane tentuar te vjedhin materiale hekuri ne uzinen, ne pronesi te Alban D. Ne cilesine e proves materiale policia ka sekuestruar 18 cope tuba metalike, te permasave te ndryshme, 1 ekskavator dhe 1 automjet kamion i tipit "Saurrel", me targa EL 0804 B, ne pronesi te Mariglen Peshkut. Policia po punon per kapjen e Bujar Lleshanakut, i cili eshte larguar ne drejtim te paditur.
F. S.
F. S.