Radhe ne Kapshtice, tre ore pritje
Kapshtice- Edhe ne diten e pare te javes se trete te muajit gusht, dogana e Kapshtices ka qene e mbingarkuar nga nje numer i madh emigrantesh, te cilet duan te kthehen ne shtetin grek, pas perfundimit te pushimeve. Per shkak te fluksit, qe ka qene i konsiderueshem, prej oreve te para te mengjesit ne token shqiptare eshte krijuar nje varg makinash, qe e kane kaluar nje kilometer. Ndersa emigrantet kane pritur me teper se tre ore per te kaluar ne anen tjeter te kufirit. Edhe pse te dyja doganat kane punuar me kapacitet te plote, dyndja ne te njejten kohe e qindra emigranteve, ka bere qe te krijohen radhe dhe vonesa ne perpunimin e te dhenave. Sipas komandantit te kesaj pike doganore, Dritan Sheme, pas takimit me palen greke, kjo e fundit ka hapur gjashte sportele dhe po kaq ka hapur edhe pala shqiptare. Sheme, shprehet se doganieret greke kane punuar me ritme te kenaqshme, por kontrolli i detyrueshem i automjeteve dhe dokumentacionit, kerkon kohen e duhur duke krijuar ne menyre te pashmangshme radhet ne kufi. Ndersa pala shqiptare sipas zyrtarit te policise, ka angazhuar personelin me te kualifikuar per te perballuar kete fluks. Ne 24 oret e fundit, mesohet se kane dale nga kufiri shqiptar me teper se 6 mije persona, nderkohe qe kane hyre mbi 3 mije emigrante. Fluks te larguarish dhe te kthyerish ne vend, ka pasur edhe ne doganen me te madhe ne vend, ate te Kakavijes ne Gjirokaster, por personeli ka shmangur radhet e gjata dhe oret e pritjes.
D. Zisi
D. Zisi