E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Në fermën e Aidës, një fermere që mban familjen vetëm me blegtorinë mes vështirësive

Aida Kroi 38- vjeçe, nga fshati Kardhiq i bashkisë Gjirokastër, prej 20 vitesh merret me blegtori. Në fermën e saj, ajo numëron rreth 200 krerë dele. Puna për të nis që në 5 të mëngjesit, dhe me orë të tëra ajo ecën për të gjetur kullotën më të mirë për bagëtitë.

Zakonisht jemi mësuar të shikojmë meshkuj që merren me këtë punë, por për Aiden kjo s‘përben aspak problem, pohon ajo ndërsa na tregon për kujdesin që ju kryen.

Problem për të mbeten çmimet e larta të ushqimit që duhet për bagëtinë qiratë e kullotave dhe mungesa e punëtorëve.

Aida ka dy fëmijë dhe të ardhurat e familjes ata i sigurojnë vetëm nga gjëja e gjallë.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›