Reshjet dhe situata ne rruge ja te dhenat qe vijne nga zonat problematike

Kodrat e Mallakastrës janë zbardhur si rrallëherë nga dëbora.
Por kjo bukuri u ka shkaktuar telashe drejtuesve të automjeteve në autostradën Levan-Tepelene.
Në afërsi të fshatit Bejar rruga u bllokua nga bora dhe u bë e pakalueshme në një gjatësi prej 5 km deri në fshatin Malas.
Te papërgatitur për situata të tilla Autoritetet vendore ne Ballsh ia kanë dalë mbanë gjithsesi. Me ndihmën e zjarrefiksave të Mallakastres dhe mjeteve te kantierit të ndërtimit të superstradës Levan-Tepelenë. Rruga u bë e qarkullueshme pas disa orësh.
10 vjet e munguar, bora në Krujë ka gëzuar banorët Brenda ne qytet trashësia ka mbërritur 20 cm kurse ne Malësinë Krujës, deri ne 50 cm. Me e vështirë gjendja paraqitet për drejtuesit e mjeteve pasi ne aksin Kruje- Tirane pasi terreni është mjaft rrëshqitës. Komunat e thella prej mbrëmjes se shtune kane njoftuar për bllokim te rrugëve nacionale dhe mungese te energjisë elektrike.
Situatë e rënduar në qarkun e Elbasanit Situatë e rënduar për shkak të reshjeve të dëborës edhe në qarkun e Elbasanit. Gjatë natës së kaluar ka pasur probleme në qarkullimin rrugor në lartësitë e Qafë-Kërrabës dhe Qafë- Thanës. Qafë-Kërraba ka qenë e bllokuar dhe policia ka devijuar automjetet në drejtim të Durrësit. Ndërsa Qafë- Thana ka qenë e kalueshme me zinxhirë. Gjatë ditës qarkullimi është përmirësuar ndjeshëm në të dy këto segmente si pasojë e masave të marra duke i pastruar me borëpastruese dhe duke hedhur vazhdimisht kripë e skorje. Rruga Librazhd-Peshkopi është e bllokuar për shkak të trashësisë së dëborës. Po ashtu edhe rruga që lidh Gramshin me Korçën. Po punohet për zhbllokimin e këtyre akseve rrugore. Gjendja paraqitet problematike në disa fshatra të thellë malorë si në Qarrishtë të komunës Qendër, Stëblevë, Stravaj, Polis, Sopot në Librazhd, Kukër, Poroçan e Skëndërbegas në Gramsh, Labinot Mal dhe Zavalinë në Elbasan. Drejtoria e mirëmbajtjes së rrugëve rurale në bashkëpunim me pushtetin vendor po punojnë për zhbllokimin e gjendjes. Megjithëse disa zona të thella e kanë të pa mundur për tu lidhur me qendrat e komunave dhe ato administrative, ende nuk bëhet fjalë për situatë emergjente. Në disa fshatra është konstatuar dhe ndërprerje e energjisë elektrike për shkak të këputjes së përcjellësave, mbingarkesës dhe shembjes së shtyllave. Nga KESH e CEZ po punohet për riparimin në kohë të këtyre anomalive. Në prefekturën e Elbasanit vepron shtabi i emergjencës i cili monitoron gjendjen në shkallë Qarku.