Vrasja e Admirim Sakos eshte kryer nga vrases me pagese

Vrasja e Admirim Sakos, është kryer nga vrasës me pagesë!! Ky është konkluzioni i nxjerr nga policia shtetit dhe prokuroria e Tiranës, 20 ditë nga momenti i ekzekutimi të 40-vjeçarit, babait të një djali 10 -vjeç. Sipas prokurorisë, të vetmet gjurmë që vrasësi ka lënë në vendin e ngjarjes janë tre gëzhojat e plumbave, që i morën jetën Sakos në sediljen e parë të makinës së tij tip “BMW” me targa “AA 975 BR” mbrëmjen e datës 22 janar. Nga këto të shtëna, 40-vjeçari ka marr një plumb në bark, një në gjoks dhe atë vdekjeprurës në kokë.
“Gjatë hetimeve paraprake, janë marrë dhe pyetur me cilësinë e dëshmitarëve mbi 20 persona, në mesin e tyre edhe bashkëshortja e 40-vjeçarit të vrarë, e cila ka parë edhe autorin e vrasjes. Nga këto të dhëna, është krijuar një identikit I vrasësit, që mendohet se është rreth 30 vjeç, me një gjatësi rreth 1.70 cm, trup i hollë dhe me flokë të prera shkurt e kokë të rrumbullakët. Bazuar në këtë përshkrim të autorit të vrasjes, mënyrën e ekzekutimit të Sakos dhe largimin nga vendi I ngjarjes, kemi arritur në një përfundim se vrasësi ka qenë profesionist”, - thonë prokurorët për ABC-News”.
etuesit e çështjes, mësohet se kanë arritur të sigurojnë edhe pamjet filmike të një biznesi aty pranë vendit të ngjarjes, në rrugën “Nikolla Jorgo”, pranë Gjykatës së Tiranës, ku vrasësi ka kaluar me një ecje të shpejt duke kaluar në rrugën “Myslym Shyri”. Por, pavarësisht këtyre pamjeve, prokuroria nuk ka arritur të identifikoj personin, pasi kamera ndodhej në një distancë të largët dhe personi duket si një siluet lëvizëse.
Sipas prokurorisë, Admirim Sako, njihet edhe si njëri nga personat më të besuar të të ndjerit Elton Deliu, i vrarë në vitin 2008 së bashku me nënën e tij. Që nga ajo kohë, 40-vjeçari është marrë me administrimin e pronave dhe pasurive të shokut të tij, çka edhe pista hetimore është përqendruar në këtë drejtim. Por, pak ditë para vrasjes së Sakos, Prokuroria ka sekuestruar të gjitha pronat dhe pasurit që ndodhen të regjistruar në emër të të ndjerit Deliu, nënës së tij Flutura dhe Admirim Sakos.