E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Peqin, nis puna për sistemimin e urës në fshatin Drangaj

TIRANË, 2 dhjetor/ATSH/ Bashkia e Peqinit ka nisur punën për sistemimin e urës në fshatin Drangaj në njësinë administrative Karinë.

Kryetari i bashkisë së Peqinit, Bukurosh Maçi në një postim sot në rrjetet sociale tha se “kjo urë është jetike për banorët, pasi ura e vjetër sa herë kishte reshje të shtuara bëhej e pakalueshme dhe banorët izoloheshin duke mos mundur as të dërgonin fëmijët në shkolla”.

Sipas tij, me rehabilitimin e urës do t’i jepet zgjidhje përfundimtare kësaj problematike.

Ura e re do të lehtësojë lëvizjen e të gjithë banorëve të kësaj zone.

1 nga 6

/k.s/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›