Peqin, vdes i plagosuri në aksident
Peqin, vdes i plagosuri në aksident
PEQIN-Vdes në spital disa orë pas aksidentit një 33-vjeçar, që kishte shkuar tek disa të afërm të tij. Aksidenti është regjistruar mbrëmjen e së martës në orën 22.30, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në afërsi të fshatit Pajovë. Si pasojë e këtij aksidenti u plagos shtetasi 33-vjeçar Lulzim Braka, i cili në momentin që po kalonte në krah të rrugës u përplas nga një kamion tip Iveco me targa VL 4530C. Mësohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën po udhëtonte kamioni i drejtuar nga shtetasi 43-vjeçar Luan Sadiraj me banim në Vlorë. Nga ana e forcave të policisë është arrestuar dhe drejtuesi i mjetit për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. B.N
Dhunon varrezat, arrestohet 20-vjeçari
Berat- Një 20-vjeçar nga Ura Vajgurore ka përfunduar në pranga, i akuzuar për dhunimin e varrezave të lagjes "Guri i Bardhë". Sipas policisë, Alban Merkaj dy ditë më parë kishte fjetur në varreza dhe se më pas, disa banorë të këtij qyteti e kishin parë duke thyer qivuret dhe pllakat e tyre, duke i shkatërruar plotësisht disa prej tyre. Banorët që e kanë parë kanë njoftuar policinë, e cila e mbërritur në vendin e ngjarjes ka bërë edhe arrestimin në flagrancë të 20-vjeçarit. Grupi i ekspertëve ka parë nga afër dëmet e shkaktuara, duke i dëshmuar këto edhe më foto. Po dje, ekspertët e policisë kanë marrë nën hetim dhunuesin e varreve, për të saktësuar arsyet e shkatërrimit të 6 varreve dhe kanë përpiluar dosjen në ngarkim të tij, me akuzën "Dhunim i Varreve". Sipas policisë, këto varreza dhunohen për herë të dytë. Kohët e fundit, pre e dhunuesve kanë qenë edhe varrezat e qytetit të Beratit, për të cilën ka pasur edhe dy të arrestuar në 6- mujorin e dytë të viti 2007.