E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Bojkoti i PS-së, pengon integrimin

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka sulmuar lidershipin e Partisë Socialiste pas protestës së një dite më parë. Duke folur në mbledhjen e komitetit drejtues kommbëtar, Meta tha se bojkoti i socialistëve synon të pengojë punën e institucioneve shtetërore, integrimin e vendit në BE si edhe liberalizimin e vizave.
Meta tha se protesta e djeshme edhe pse u mbajt para selisë së kryeministrit Berisha, kishte në shënjestër, Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Zëvendëskryeminsitri dhe Ministri i Jashtëm i bëri sërish apel opozitës të kthehet në Kuvend, për ti kthyer normalitetin jetës politike në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›