Meta: Protesta e PS-së ishte kundër LSI-së

Protesta e opozitës megjithëse bëhej përballë zyrës së kryeministrit Berisha ishte një protest kundër Ilir Metës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ky ka qenë reagimi i Ilir Metës vetëm pak orë pas protestës së Partisë Socialiste për procesin elektoral të 28 qershorit. Gjatë punimeve të Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI, Meta konstatoi se asnjëherë vendi s'ka pas një opozitë kaq të pandjeshme sa kjo, e cila po pengon axhendën integruese të vendit.
Kreu i LSI-së tha se vendimi i forcës së tij politike për të bashkëpunaur me Kryeministrin Sali Berisha ka qenë një nga vendimet më të rëndësishme por i duhur. Ndërsa duke komentuar kundërshtarët e këtij vendimi brenda LSI-së ai tha se asnjë karaxhoz që nuk mbështet këtë vendim nuk mund të ndikojë tek elektorati i LSI-së.
Mbledhja e Komiteti Drejtues Kombëtar ishte e para që pas përfshirjes në qeveri të LSI-së. Komiteti mandatoi sekretarin e LSI-së Petrit Vasili që të udhëheqë analizën për zgjedhjet e 28 qershorit dhe më tej analizën për zgjedhjet në parti deri në verën e ardhshme.