E Diel, 1 Nëntor 2026

Peqin, vetëvritet me armë zjarri një 70-vjeçar

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bishqem-Peqin, ku shtetasi Ramazan Haka, 70 vjeç, është gjetur nga bashkëshortja e tij në ambientet e shtëpisë, i qëlluar me armë gjuetie në kokë.

Haka është dërguar menjëherë nga familjarët në Spitalin Kirurgjik Elbasan për të marrë ndihmën mjekësore, por megjithë ndërhyrjen e mjekëve, ai ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor i cili u dërgua në vendin e ngjarjes po punon për të përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërsa paraprakisht mendohet se 70-vjeçari është vetëqëlluar në kushte depresive me armën që e dispononte me leje.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-01-22 22:30
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›