E Diel, 1 Nëntor 2026

Vështirësi qarkullimi në shumë akse të veriut

Probleme të tilla hasen në Dibër, ku gjatë natës së shkuar pas pasur reshje të dendura bore.

Problematike janë akset Peshkopi-Tiranë, aksi i Qafë Bullait, aksi Peshkopi-Librazhd, Peshkopi-Kukës, etj, ku qarkullohet vetëm me zinxhirë. Ndërsa shumë komuna të thella, thuajse janë të izoluara, si Kalaja e Dodës dhe komunat e Lurit.

Në rajonin e Kukësit, problematike vijojnë të mbeten akset Kukës-Peshkopi, Kukës-Qafë Shllak-Fushë Arrëz, Kukës-Draj Reç, Kukës-Zapod e Kukës-Topojan. E rënduar paraqitet situata dhe në akset Kukës-Krumë, Kukës-Bushtricë, Krumë-Bajram Curri ku dëbora dhe ngricat kanë krijuar shtresa akujsh duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.

Në Qarkun e Pukës, situata më problematike është në 11 fshatra si në zonën e Qafës së Malit. Në këtë rreth, akset rrugore nacionale janë të kalueshme me vështirësi vetëm me zinxhirë pasi trashësia e dëborës ka kaluar mbi 40 cm, ndërsa në qytetin e Pukës trashësia e dëborës është mbi 20 cm.

Gjithashtu i bllokuar është edhe aksi Shkodër-Dukagjin nga reshjet e dendura te borës së rënë gjatë natës duke lëne të izoluar 5000 banorët e kësaj zone. /Start/

                                                                                             2012-01-22 16:10
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›