E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peqin/Perurohet rikonstruksioni i stadiumit

Perurohet perfundimi i rikonstruksionit te stadiumit te Peqinit. Ne ceremonine e inagurimit te rikostruksionit te stadiumit dhe ambjenteve te brendshme te tij merr pjese edhe presidenti i FSHF-se Armando Duka. Rikonstruksioni i stadiumit eshte nje investim i FSHF-se dhe i presidentit te ekipit te Shkumbinit Ylli Ndroqi. Gjithashtu eshte inaguruar edhe tapeti i ri i stadiumit si dhe himni i ri i ekipit te Shkumbinit.

Nderkohe ne fjalen e tij presidenti i FSHF-se Armando Duka vleresoi investimet e bera ne kete stadium dhe i uroi ekipit te Shkumbinit suksese te metejshme.

Ne fjalen e tij presidenti i Shkumbinit zoti Ylli Ndroqi falenderoi presidentin e FSHF-se per investimet e bera duke bere te qarta edhe objektivat e ekipit peqinas.

Kam kenaqesine qe ndodhem mes qytareve te Peqinit qe mbeshtesin sportin dhe do te doja te falenderoja Presidentin e FSHF-se Armando Duka per investimet qe ka bere ne kete ekip dhe per ambjentet e standarteve europiane theksoi Ndroqi.

Zoti Ylli Ndroqi gjithashtu theksoi se duhet vijuar serisht me investimet ne stadium duke nisur nga ndricimi por edhe per problemet qe ende ekzistojne.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›